FC Vardar- Ajeti 20' (OG)
- Zakarić 36'
- Nikolov 80'
May 23, 2026, ShkupFull Time
FC Shkëndija
May 23, 2026, ShkupFull TimeShkëndija mbyll sezonin me disfatë në transfertën ndaj Vardarit. Vendi i dytë në çon në eliminatoret e UEFA Conference League.
- Mundemi 3:0 nga Vardari në duelin e xhiros së 33-të në LPFMV
- Pasi nuk shënuam raste të pastërta në fillim të ndeshjes, pasoi ndëshkimi
- Ajeti shënoi autogol (20’), vendasit shënuan edhe me Zakariç (36’) e Nikolov (80’)
- Vendi i dytë na çon në eliminatoret e UEFA Conference League
Shkëndija e mbylli sezonin 2025/26 me humbje 3:0 në transfertën përballë Vardarit në xhiron e fundit të kampionatit.
Kuqezinjtë nisën mirë takimin dhe në minutat e para krijuan disa situata premtuese. Rastin më të mirë e pati Atdhe Mazari, i cili pas një kundërsulmi të shpejtë doli i vetëm përballë portierit Taleski, por nuk arriti të finalizojë. Shkëndija pati edhe disa depërtime të tjera të rrezikshme, pa gjetur rrugën e golit.
Në minutën e 20-të vendasit kaluan në epërsi pas një autogoli të Ajetit, ndërsa në minutën e 36-të Zakariq realizoi për 2:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Pas pushimit, skuadra jonë kërkoi të rikthehet në lojë dhe fitoi edhe një penallti. Liridon Latifi fillimisht u ndal nga Taleski, ndërsa pasi goditja u përsërit për dalje të parakohshme të portierit nga vija, edhe tentimi i dytë nga pika e bardhë u prit nga gardiani vendas.
Rezultati përfundimtar u vendos në minutën e 80-të, kur Boban Nikollov shënoi golin e tretë për Vardarin.
Shkëndija e mbyll kampionatin në pozitën e dytë dhe tani fokusi kalon te përgatitjet për sfidat evropiane, me synimin për të ndërtuar mbi paraqitjet e suksesshme të sezonit të kaluar në arenën ndërkombëtare.
VARDARI-SHKËNDIJA 3:0 (2:0)
Stadiumi: Arena “Todor Proeski”, Shkup
Gjyqtar: Benjamin Qerimi (Shkup)
Golashënues: Ajeti (autogol) 20’, Zakariç 36’ dhe Nikolov 80’ (Vardari)
VARDARI: Taleski, Jankulov, Najdovski, Velkovski (Todorovski 55’, Matiç, Babunski (Duranski 73’), Cvetkoviq (Spahiu 73’), Danev (F. Cvetkovski 55’), Nikolov (A. Cvetkovski 88’), Zakariç, Omeragiq (c).
Trajner: Goce Sedloski
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi (Murati 46’), Fetai, Ajeti, Webster, Alhassan, Islami, Kërstevski (Jakupi 75’), Spahiu (Ceka 89’), Mazari (Zejnullai 46’), Latifi (c) (Xheladini 89’).
Trajner: Jeton Beqiri

