FC Vardar
March 5, 2026, ShkupFull Time
FC Shkëndija- Latifi 67'
March 5, 2026, ShkupFull TimeKjo është Shkëndijaaa. Dominim total dhe fatkeqësisht fitore vetëm minimale në transfertën me Vardarin. Ibraimi asiston, Latifi shënon, Gaye në portë komandon.
- Shkëndija vazhdon serinë pozitive në kampionat, 5 fitore ne 5 ndeshje
- Xhiron e 21-të e kurorëzojmë me fitore 1:0 si mysafir të Vardarit në kompleksin e FFM-së
- Spahiu e Ibraimi sjellin aksionin e golit, Latifi (65’) shënon për fitore të madhe
- Shkëndija kishte edhe disa mundësi tjera për ta bërë triumfin më bindës
- Vardari u kanos disa herë, mirëpo me super intervenime shfaqej portieri Gaye
- Shkëndija tash afrohet 1 pikë me vendin parë, shkurton negativën brenda 3 ditëve
Fitore me klas e Shkëndijës në transfertën me Vardarin e zhvilluar në kompleksin e Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të xhiros së 21-të në elitën vendore. Dominimi i kuqezinjëve tanë u kurorëzua me golin e Latifit, duke çuar në 5 numrin e ndeshjeve të njëpasnjëshme të fituara në po aq takime kampionale në praneverë. Kështu, vetëm brenda 3 ditëve, Shkëndija nga 6 e zbret në vetëm 1 pikë negativën me vendin e parë.
Pjesa e parë ishte e qetë, me dy ekipet që luanin kujdesshëm në mbrojtje dhe me një Shkëndijë që kishte iniciativë të lehtë. Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 32-të kur Krasniqi e Trumçi ishin në super mundësi, por me pritje vendimtare shfaqet portieri vendas, Taleski. Ky i fundit intervenoi saktë pas goditjes së Ndzengues.
Pjesa e dytë solli imazhe të njejta, derisa inkuadrimi në lojë i Spahiut dhe Ibraimit na dha impuls shtesë në sulm. Në minutën e 64-t portieri Gaye shfaqet me qetës admiruese, duke ndalur super mundësinë e Matiçit, që në anën tjetër të sillnim ndëshkimin. Spahiu me shumë vizion pason drejt Ibraimit (65’), derisa kapiteni asiston para portës ku Latifi shënon për epërsi 1:0. Vardari pa veten të gjunjëzuar, derisa Shkëndija humbi dy super mundësi për ta deklasuar rivalin. Ibraimi goditi fortë për pak skaj portës, derisa pak më vonë Taleski me super intervenim ndali Latifin që mori shërbim të shkëlqyeshëm nga Krasniqi. Në minutën e 82-të tjetër pritje e mrekullueshme nga Gaye që ndal goditjen e fortë të Danevit, Ibraimi në anën tjetër lëshoi rast të mirë për tanët, derisa në fund sërish Gaye na dha qetësi e siguri në portë, duke mbyllur ndeshjen me triumf.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-AP Brera
Tetovë | 9 mars 2026 | 14:00
VARDARI-SHKËNDIJA 0:1 (0:0)
Stadiumi: Qendra stërvitore e FFM-së, Shkup
Gjyqtar: Fatmir Bafto (Ohër)
Golashënues: Latifi 65’ (Shkëndija)
VARDARI: Taleski, Jankulov, Velkovski, Matiç, Cvetkovski (Spahiu 84’), Cvetkoviq (Danev 72), Bosançiq (Todorovski 84’), Castaneda (Babunski 56’), Nikolov, Zakariç (Torres 72’), Omeragiq (c).
Trajner: Goce Sedloski
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Meliqi, Webster, Islami, Ramadani (c), Tamba (Spahiu 63’), Krasniqi (Alhassan 84’), Latifi (Kërstevski 84’), Ndzengue (Ibraimi 63’).
Trajner: Jeton Beqiri

