FC Struga- Radeski 13'
- Hamza 81'
March 18, 2026, StrugëFull Time
FC Shkëndija- Ibraimi 74'
- Fetai 90+6'
March 18, 2026, StrugëFull TimeShkëndija eliminon Strugën dhe avanson në gjysmëfinale të Kupës. Ndeshja u mbyll me barazim 2:2, derisa kuqezinjtë fituan 5:4 me penalti.
- Shkëndija avanson në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut
- Kuqezinjtë eliminojnë Struga Trim&Lum në transfertë pas ekzekutimit të penaltive
- Ndeshja u mbyll me barazim 2:2, Shkëndija triumfoi 5:4 me penalti
- Fetai barazoi në 2:2 sekondat e fundit, pasi më herët Ibraimi realizoi për 1:1
- Vendasit dy herë ishin në epërsi me golat e Radeskit dhe Hamza-s
- Në gjysmëfinale do të përballemi me Shkëndijën e Haraçinës
Shkëndija ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës, pasi eliminoi Struga Trim&Lum pas ekzekutimit të penalltive (5:4), në një ndeshje që në kohën e rregullt u mbyll baraz 2:2.
Takimi në Strugë nisi më mirë për vendasit që rrezikuan herët dhe goditën traversën përmes Micit, para se të kalonin në epërsi me Radeskin pas një aksioni nga krahu në minutën e 13-të. Shkëndija provoi të përgjigjet, por pjesa e parë ishte e varfët me shanse.
Në pjesën e dytë krejt natyrshëm Shkëndija diktonte tempon dhe ishte në kërkim të barazimit. Latifi e Ndzengue kishin tentime të pasuksesshme, para se portieri jonë Gaye me pritje vendimtare të ndal Shabanin për t’i dhënë Strugës epërsi 2:0. Ky moment do rezultonte vendimtar, pasi në anën tjetër erdhi barazimi, kur Ibraimi çon topin në rrjetë për 1:1, pas asistit të Krasniqit (74’). Arbitrat për një moment treguan pozitë jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR-it u pranua goli i kapitenit Besart Ibraimi. Megjithatë, vendasit rikthyen avantazhin me një goditje të bukur dënimi nga Hamza (82’). Shkëndija nuk dorëzohej, por realisht në një moment gjithçka dukej e mbyllur, derisa pas një ndërprerje të tanëve, Fetai shënoi në sekondat e fundit për 2:2 dhe e çoi ndeshjen në penallti.
Në serinë e goditjeve nga pika e bardhë, Shkëndija u tregua më e saktë dhe triumfoi 5:4, duke prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës ku do të përballemi me Shkëndijën e Haraçinës.
Ndeshja e radhës
Makedonija Gj.P.-Shkëndija
Shkup | 21 mars 2026 | 14:40
STRUGA-SHKËNDIJA 2:2 (1:0) 4:5 me penalti
Stadiumi “Plazhi i qyetit” në Strugë
Gjyqtar: Fatmir Bafto (Ohër)
Golashënues: Radeski 13’ dhe Hamza 82’ (Struga), ndërsa Ibraimi 74’ dhe Fetai 90’+5 (Shkëndija), seria e penaltive: Compaore, Hamza, Maleski dhe Bojku (Struga), ndërsa Ibraimi, Krasniqi, Latifi, Trumçi dhe Spahiu (Shkëndija)
STRUGA: Angeleti, Ilievski (Vosha 52’), Diako, Mici, Fall, Jevtoski, Hamza, Bojku, Shabani (c) (Maleski 87’), Compaore, Radeski (Mazoulouxis 70’).
Trajner: Bledi Shkëmbi
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Meliqi, Webster (Ajeti 46’), Ramadani (Krasniqi 46’), Islami, Zejnullai (c) (Kërstevski 88’), Tamba (Soahiu 62’), Latifi, Ndzengue (Ibraimi 62’)
Trajner: Jeton Beqiri
Seria e penaltive:
Compaore 1:0
1:1 Ibraimi
Hamza 2:1
2:2 Krasniqi
Jevtoski 2:2
2:3 Latifi
Maleski 3:3
3:4 Trumçi
Bojku 4:4
4:5 Spahiu

