FC Struga – FC Shkëndija 1:1

Macedonian First League
FC Struga
  • Radeski (P) 80'
1:1
September 17, 2025, StrugëFull Time
FC Shkëndija
  • Tamba 53'
September 17, 2025, StrugëFull Time

Shkëndija avansoi me golin e Tambës (53’), ndërsa Struga barazoi në minutën e 79-të me penallti të realizuar nga Radeski. 

  • Kuqezinjtë barazojnë 1:1 në Strugë në një ndeshje ku ishim pranë fitores
  • Pjesa e parë ishte e varfër pa mundësi shënimi para portave respektive
  • Tamba (53’) shënoi gol të bukur pas një kundërsulmi të nisur nga Zejnullai
  • Besart Ibraimi pati ndeshjen në duar kur humbi një super mundësi për gol
  • Struga barazoi me penalti të shndëruar në gol nga Radeski në minutën e 79-të
  • Në fund vendasit shënuan golin e dytë, por nga dhoma VAR treguan pozitë jashtëloje

Kuqezinjtë ndalen në barazim në Strugë në ndeshjen e xhiros së 6-të në LPFMV. Pas një pjese të parë të baraspeshuar, Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 53-të kur Zejnullai fitoi topin dhe nisi aksionin që përfundoi me golin e bukur të Tambës, i cili dribloi Micin dhe shënoi me një goditje të fortë. Në minutën e 65-të, Krasniqi harkoi saktë, por Ibraimi humbi një mundësi të artë, duke gjuajtur mbi traversë. Struga barazoi në minutën e 79-të me penalltinë e Radeskit, të akorduar nga arbitrat pas prekjes me dorë të Ibraimit brenda zonës. Në fund, vendasit shënuan edhe një gol, por pas rishikimit nga VAR u anulua për pozicion jashtë loje dhe ndeshja u mbyll me shifrat 1:1.

Ndeshja e radhës

Shkëndija-Tikveshi

Tetovë | 21 shtator 2025 | 15:30

STRUGA T&L-SHKËNDIJA 1:1 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Strugë

Gjyqtar: Benjamin Kerimi (Shkup)

Golashënues: Radeski pen. 79’ (Struga), ndërsa Tamba 53’ (Shkëndija)

STRUGA T&L: Angeletti, Ilievski (Vosha 72’), Mici, Bojku, Shabani (c), Radeski (Jevtoski 87’), Pape, Hamza (Zenku 61’), Lamine (Ivkoviq 61’), Kompaore (Maleski 72’), Diako.

Trajner: Bledi Shkëmbi

SHKËNDIJA: Gajé, Trumçi, R. Ramadani (c), Alhassan (Ibraimi), Krasniqi (Qaka 71’), Webster, Fetai, Zejnullai (Spahiu 86’), Mazari (Latifi 71’), Meliqi, Tamba (Ademi 89’).

Trajner: Jeton Beqiri

Share
go top