FC Struga- Ukpa 20'
April 23, 2025, StrugëFull Time
FC Shkëndija- Radiç (OG) 90+3
April 23, 2025, StrugëFull TimeShkëndija mbyll rrugëtimin në Kupë. Pas barazimit 1:1 Struga kalon tutje falë fitores 2:1 në ndeshjen e parë në Tetovë.
STRUGA – SHKËNDIJA 1:1 (1:0) rez.i përgjithshëm 3:2
Stadiumi i qytetit në Strugë
Golashënues: Upka 20’ (Struga), ndërsa Radiç ag. 90’+2 (Shkëndija)
Arbitër: Bllagojçe Ralevski (Manastir)
STRUGA: Kjoshevski, Ilievski, Bojku (Jevtoski 87’), Shabani (c), Krivanjeva, Fall (Vlajkoviç 65’), Kasami, Hamza, Ukpa (Spirovski 87’), Maleski (Radeski 65’), Radiçz
Trajner: Ilço Gjorgjioski
SHKËNDIJA: Jankov, Alhassan (Qaka 46’), Ramadani (c), Ademi, Webster (Merxhani 77’), Shala (Tamba 77’), Kocev, Meliqi, Jakupi (Kërstevski), Nuhija, Adili.
Trajner: Jeton Beqiri
Shkëndija është eliminuar nga gara e Kupës së Maqedonisë së Veriut, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e kthimit ndaj Strugës në stadiumin e qytetit. Kuqezinjtë nuk arritën të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë të luajtur në Tetovë, që përfundoi 2:1 për struganët. Me rezultat të përgjithshëm 3:2, Struga siguron kalimin në finale të Kupës.
Skuadra jonë e nisi mirë ndeshjen në Strugë, duke kërkuar të marrë kontrollin dhe të vendoset në gjysmëfushën kundërshtare. Shkëndija regjistroi rastin e parë të rrezikshëm në minutën e 18-të, por tentimi u ndal nga portieri vendas, Kjoshevski.
Megjithatë, në minutën e 20-të, vendasit kaluan në epërsi. Pas një harkimi nga ana e djathtë të Shabanit, Ukpa reagoi mirë me kokë dhe shënoi për 1:0, duke komplikuar misionin tonë për përmbysje. Pavarësisht tentimeve për të reaguar, pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të struganëve.
Në pjesën e dytë, stafi teknik ndërhyri me disa zëvendësime për të freskuar repartet dhe për të kërkuar përmbysjen. Shkëndija shtoi presionin, mirëpo Struga menaxhoi mirë lojën dhe mbylli hapësirat drejt portës. Kjoshevski ishte i saktë në tentimin e Kocevit, ndërsa goditja e fortë e Adilit kaloi pranë shtyllës.
Edhe pse vendasit ruanin avantazhin, ndeshja mori një tjetër ritëm në minutat shtesë. Në minutën e dytë të kohës shtesë, harkimi nga këndi i Merxhanit solli një dalje jo të sigurt të Kjoshevskit, dhe në përpjekje për të larguar topin, mbrojtësi Radiç devijoi në rrjetën e tij për 1:1.
Goli për një moment solli panik në radhët e vendasve, ndërsa kuqezinjtë kërkonin edhe një rast të fundit për të realizuar golin e dytë që do të barazonte rezultatin e përgjithshëm. Megjithatë, koha nuk premtoi më shumë dhe ndeshja u mbyll me eliminimin tonë nga Kupa.
Ndeshja e radhës
Shkëndija tani rikthen fokusin te kampionati, aty ku vazhdon luftën për titullin kampion dhe të dielën si vendas ndeshemi me Shkupin.
Shkëndija-Shkupi 27.04.2025

