FC Sileks- Alić 71'
May 20, 2026, ShkupFull Time
FC Shkëndija
May 20, 2026, ShkupFull TimeKuqezinjtë krijuan raste dhe dominuan periudha të ndeshjes, por një kundërsulm i Sileksit vendosi finalen e Kupës së Maqedonisë.
- Shkëndija mposhtet minimalisht në finalen e Kupës së Maqedonisë
- Një gol i Adi Aliçit në minutën e 71-të i dha Sileksit trofeun e Kupës
- Kuqezinjtë dominuan periudha të ndeshjes, por pa mundur të shënonin
- E mbyllim sezonin pa trofe, pavarësisht një paraqitjeje konkurruese në arenën vendore dhe europiane.
KF Shkëndija është mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga Sileksi në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, të zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Ndeshja nisi me një tentim të Sileksit, kur Aliq provoi nga afërsia, por portieri Gaye reagoi sigurt. Shkëndija u kundërpërgjigj me goditje standarde nga Krasniqi, ndërsa tentativa me kokë e Ndzengues u devijua në këndore nga portieri Xhekov.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë shtuan presionin ndaj portës kundërshtare. Trumçi provoi nga distanca, ndërsa më pas Latifi dhe Krasniqi detyruan portierin Xhekov të bëjë ndërhyrje vendimtare, me këtë të fundit që realizoi edhe një pritje spektakolare pas super goditjes së Krasniqit.
Megjithatë, në momentet më të mira të Shkëndijës, erdhi ndëshkimi. Pas një gabimi të Fetait, Sileksi doli shpejt në kundërsulm dhe Aliq realizoi golin që vendosi fituesin e finales.
Deri në fund kuqezinjtë tentuan të reagojnë, ndërsa Islami provoi me një goditje nga distanca, por pa arritur të ndryshojë rezultatin.
Shkëndija kështu e mbyll sezonin pa trofe, pavarësisht një tjetër paraqitjeje konkurruese në arenën vendore dhe europiane.
Ndeshja e radhës
Vardari-Shkëndija
Shkup | 23 maj 2026 | 18:00
SILEKSI-SHKËNDIJA 1:0 (0:0)
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Gjyqtar: Igor Stojçevski (Shkup)
Golashënues: Aliq 71’ (Sileksi)
SILEKSI: L. Xhekov, Gj. Xhekov, Angjeleski, Timovski (Mi. Dimitrievski 83’), Dodev (Delimegjac 75’), Aliq (Mishov 83’), Donov, Eftimov (Mirçevski 66’), Buturoviq, Ferreira, Shubert
Trajner: Aleksandar Vasovski
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Islami, Alhassan (Meliqi 70’), Ndzengue, Krasniqi, Fetai, Zejnullai (c) (Kërstevski 80’), Ajeti (Mazari 80’), Tamba (Spahiu 58’), Latifi.
Trajner: Jeton Beqiri

