FC Shkupi- Ribeiro 57'
November 15, 2025, StrugëFull Time
FC Shkëndija- Fetai 72'
- Latifi 80'
November 15, 2025, StrugëFull TimeKuqezinjtë fitojnë 2:1 transfertën me Shkupin e luajtur në Strugë shkaku i pezullimit të terrenit në Çair. “Vendasit” avansuan me Ribeiron, derisa Fetai e Latifi sollën përmbysjen.
- Kuqezinjtë fitojnë 2:1 ekipin e Shkupit në duelin xhiros së 12-të në LPFMV
- Golat për Shkëndijën i shënuan Fetai dhe Latifit pas asisteve të Krasniqit e Tambës
- Pas pjesës së parë pa gola, Shkupi avansoi me realizimin e Ribeiros në të 57-ën
- Ndeshja u luajt në terren shumë të papërshtatshëm për lojë në Strugë
Shkëndija sipas planit merr tre pikë nga dueli i mbetur i xhiros së 12-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë me përmbysje dhe me më shumë mund se sa u prit fituan Shkupin, në duelin e luajtur në Strugë shkaku i pezullimit të stadiumit në Çair. Në një terren shumë të papërshtatshëm për lojë, skuadrat dhuruan një pjesë të parë të varfër që u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë Shkëndija u duk më e vendosur në sulm, por goli erdhi në rrjetën e Amzait kur Ribeiro shfrytëzoi një kundërsulm dhe realizoi (57’) për epërsi 1:0 të Shkupit. Kjo shtyu kuqezinjtë me forca shtesë të kërkojnë përmbysjen, që fatmirësisht erdhi me golat e Fetait dhe Latifit. Fillimisht në minutën e 72-të harkimi nga këndi i Krasniqit shfrytëzohet nga Imran Fetai që me kokë barazon në 1:1, derisa në minutën e 80-të Tamba depërton në të djathtë dhe gjen me asist në shtyllë të dytë Liridon Latifin që realizon për 2:1 dhe fitore të kuqezinjëve.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Tikveshi
Tetovë | 19 nëntor 2025 | 13:00
SHKUPI-SHKËNDIJA 1:2 (0:0)
Stadiumi “Plazhi i Qytetit” në Strugë
Gjyqtar: Nderim Tefiku (Kumanovë)
Golashënues: Ribeiro 57’ (Shkupi), ndërsa Fetai 72’ dhe Latifi 80’ (Shkëndija)
SHKUPI: Grote, Spahiu, Milaj (Akiku 89’), Ribeiro, Sadiku (Ziberi 89’), Muharem (c), Adili, M. Riçkov, A. Riçkov (Enuz 89’), Destani (Ristov 78’), Shuku (Hajvali 73’).
Trajner: Minas Osmani
SHKËNDIJA: Amzai, Murati, Belica, Fetai, Ajeti (Webster 73’), Qaka, Zejnullai (Krasniqi 60’), F. Ramadani (Latifi 46’), Mazari (Tamba 46’), Ibraimi (c), Ademi (Jakupi 73’).
Trajner: Jeton Beqiri

