FC Shkëndija- Jovan 36' (OG)
- Kryeziu 50'
- Gjorgjievski 88'
July 30, 2026, Todor Proeski ArenaFull Time
NK Bravo- Stanković 17'
July 30, 2026, Todor Proeski ArenaFull TimeShkëndija vazhdon ëndrrën evropiane. Kuqezinjtë përmbysën Bravon me fitore 3:1 në Shkup, duke siguruar kualifikimin në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League, ku i pret Hiberniani i Skocisë.
- Shkëndija përmbys Bravon dhe avancon në raundin e tretë të Conference League
- Kuqezinjtë fituan 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3 avansojnë tutje
- Ndeshjen e nisëm keq, kur Stankoviç i dha Bravos epërsi 1:0 dhe 3:1 në total
- Barazimi erdhi kur Gashper shënoi autogol për barazim 1:1 pas pjesës së parë
- Në të dytën hymë furishëm dhe Kryeziu shënon me kokë për avantazh 2:1
- Kualifikimin e solli Marko Gjorgjevski me gol me kokë në minutën e 88-të
- Xhiron e tretë ndeshemi me Hibernianin e Skocisë mesjavën e ardhshme
Shkëndija siguroi kualifikimin në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League, pasi në stadiumin në Shkup mposhti Bravon e Sllovenisë me rezultat 3:1, duke përmbysur disavantazhin prej një goli 2:1 nga ndeshja e parë në Slloveni.
Kuqezinjtë dominuan takimin që nga minuta e parë, por ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi në minutën e 17-të me golin e Jovan Stankoviqit. Reagimi i ekipit tonë erdhi në minutën e 36-të, kur pas një harkimi të Drilon Islamit, mbrojtësi Jovan Gashper e devijoi topin në portën e tij për barazimin 1:1.
Në pjesën e dytë, Shkëndija vazhdoi me ritëm të lartë dhe në minutën e 50-të Almir Kryeziu realizoi me kokë pas asistimit të Tambës, duke përmbysur rezultatin në 2:1. Ekipi ynë krijoi edhe disa raste të tjera, ndërsa goli i kualifikimit erdhi në minutën e 88-të, kur Marko Gjorgjievski shënoi golin e parë me fanellën kuqezi dhe vulosi fitoren 3:1 dhe kualifikimin në raundin tjetër.
Me këtë sukses, Shkëndija vazhdon rrugëtimin evropian dhe në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League do të përballet me Hibernianin e Skocisë.
Ndeshja e radhës
Hibernian-Shkëndija
Edinburgh | 6 gusht 2026
SHKËNDIJA – NK BRAVO 3:1 (1:1)
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Arbitër: Márton Rusz (Hungari)
Golashënues: Gashper ag. 36’, Kryeziu 50’ dhe Gjeorgjievski 88’ (Shkëndija), ndërsa Stankoviç 17’ (Bravo)
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Meliqi, Islami, Dimovski, Rafa, Zejnullai (c), Spahiu (Krasniqi 66’), Tamba (Manev 90’+5), Kryeziu, Ndezngue (Gjorgjievski 76’)
Trajner: Artim Pollozhani
NK BRAVO: Rozman, Brunnhofer, Mouhaman, Omoregie (Shtravs 65’), Nuhanoviç (c), Stankoviç (Mazie 82’), Arinze (Peçar 90’+1), Jovan, Kopatin (Jakupoviç 65’), Nzuzi, Simoniç
Trajner: Alesh Arnol

