FC Shkëndija Haraçinë
May 6, 2026, KumanovëFull Time
FC Shkëndija- Spahiu 86'
- Ndzengue 89'
May 6, 2026, KumanovëFull TimeKuqezinjtë tanë marrin fitore 2:0 përballë Shkëndijës së Haraçinës në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales se Kupës, duke u kualifikuar në finale me rezultat të përgjithshëm 5:2.
- Fitojmë në Kumanovë 2:0 duelin e dy Shkëndijave (e jona dhe e Haraçinës)
- Bashkë me fitoren 3:2 në ndeshjen e parë, kualifikohemi me rezultat total 5:2
- Në finale të Kupës do të diskutojmë trofeun përballë Sileksit të Kratovës
- Sebastian Spahiu (85’) dhe Fahd Ndzengue (89’) shënuan golat e triumfit
Kuqezinjtë tanë sigurojnë kualifikimin në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku do të përballen me Sileksin, që në gjysmëfinalen tjetër eliminoi Ohrin. Pas fitores 3:2 në Tetovë, Shkëndija triumfoi 2:0 në Kumanovë ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 5:2.
Edhe pse me epërsinë e ndeshjes së parë dhe në rolin e favoritit, kuqezinjtë e nisën sfidën me kujdes. Rasti i parë u takoi vendasve, kur goditja e fortë e Adilit në minutën e dytë u ndal në shtyllën e Gayes. Më pas Shkëndija mori kontrollin e lojës, krijoi disa raste të mira, por pa arritur të shënojë në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Gaye u dallua me një pritje spektakolare pas një goditjeje nga gjuajtja e lirë, ndërsa në anën tjetër Ndzengue, Latifi dhe Webster patën mundësi të mira, por pa konkretizim. Duke menaxhuar epërsinë nga ndeshja e parë, Shkëndija kontrolloi lojën dhe goditi në fund, kur në minutën e 86-të, Sebastian Spahiu shënoi për 1:0, ndërsa tre minuta më vonë Ndzengue vulosi gjithçka me një kundërsulm të shpejtë për 2:0.
Kështu, Shkëndija avancon në finale, ku do të synojë trofeun e tretë në historinë e Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Struga
Tetovë | 9 maj 2026 | 16:00
SHKËNDIJA H.-SHKËNDIJA 0:2 (0:0) (rez.i përgjithshëm 2:5)
Stadiumi “Bashkimi” në Kumanovë
Gjyqtar: Stojançe Stojanov (Shtip)
Golashënues: Spahiu 85’ dhe Ndzengue 89’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA H.: Stolevski (Shukriji 62’), Sharkoski (Dervishi 62’), Lamallari, Rushiti, Dimov, Zhoglev, Nuhija (c) (Iseni 74’), Livareka (Ajruli 62’), Xh. Adili, Çilafi, Nazifi (Adili 46’).
Trajner: Berat Imeri
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Ajeti (Meliqi 69’), Webster, Alhassan, Zejnullai (c), Islami (Jakupi 88’), Kërstevski (Mazari 69’), Latifi (Spahiu 77’), Ndzengue.
Trajner: Jeton Beqiri

