FC Shkëndija Haraçinë- Simonovski 77'
October 11, 2026, ShkupFull Time
October 11, 2026, ShkupFull TimeKuqezinjtë tanë dominuan dhe krijuan shumë raste, por në fund u desh të kënaqen me një pikë në Shkup. Krasniqi na dha epërsi nga penaltia, vendasit barazuan me Simonovskin.
- Shkëndija jonë ndalet në barazim ndaj Shkëndijës së Haraçinës
- Endrit Krasniqi me gol nga penaltia na dha epërsi 1:0
- Kuqezinjtë tanë shpërdoruan shumë shanse shënimi në pjesën e parë
- Ndëshkimi erdhi në pjesën e dytë kur Simonovski barazoi në 1:1
- Tanët shënuan gol në sekondat e fundit, por i njejti u anulua për “offside” të Ndzengues
- “Ballistët” gjatë 90-të minutave ishin të pandalshëm dhe mbështetën ekipin
Shkëndija jonë u ndal me barazim 1:1 në transfertën ndaj Shkëndijës së Haraçinës, në kuadër të xhiros së nëntë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra jonë e nisi mirë takimin dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi, përfshirë traversën e Tamba-s në minutën e 14-të. Epërsinë kuqezinjtë e fituan në minutën e 28-të, kur Indrit Krasniqi ishte i saktë nga pika e bardhë, pas penalltisë së fituar nga Kryeziu.
Në vazhdim të së parës dhe në pjesën e dytë, Shkëndija jonë nuk arriti t’i shfrytëzonte rastet për ta dyfishuar epërsinë, ndërsa vendasit barazuan në minutën e 77-të përmes Simonovskit, pas asistimit të Martin Todorovit.
Kuqezinjtë tanë kërkuan golin e fitores deri në fund, ndërsa në minutat shtesë shënuan me Ndzenguen, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu, përballja mes dy Shkëndijave u mbyll me nga një pikë për secilën skuadër.
Për t’u veçuar edhe atmosfera e bukur në tribuna, ku tifozët vendas, “Çlirimtarët”, dhe “Ballistët” krijuan një ambient që i dha hijeshi kësaj përballjeje.
Ndeshja e radhës
Skopje-Shkëndija
Shkup | 19 tetor 2026 | 14:00
SHKËNDIJA H.-SHKËNDIJA T. 1:1 (0:1)
Stadiumi në Çair të Shkupit
Gjyqtar: Jovan Kaçevski
Golashënues: Simonovski 77’ (Shkëndija H.), ndërsa Krasniqi pen. 30’ (Shkëndija T.)
SHKËNDIJA H.: Stolevski, Martin Todorov, M. Adili (c), Liçina, Nuhija (Xh. Adili 85’), Mehmed (Kerim 70’), Arizanoski, Mile Todorov (Rushiti 78’), Fazllagiq (Elezi 46’), Sharkoski, Selmani (Simonovski 70’).
Trajner: Berat Imeri
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Manev, Meliqi, Dimoski, Islami (Ramadani 74’), Zejnullai (c) (Ndzengue 83’), Krasniqi, Kryeziu (Kërstevski 67’), Tamba, Gjorgjievski.
Trajner: Artim Pollozhani


