FC Shkëndija – FC Zorya Luhansk 2:2

Friendly
FC Shkëndija
  • Trumçi 21'
  • Tamba 72'
2:2
June 30, 2026, ÇatezhFull Time
FC Zorya Lugansk
  • Jelaviç 21'
  • Janjic 65' (P)
June 30, 2026, ÇatezhFull Time

Kuqezinjtë barazuan 2:2 përballë ekipit ukrainas Zorya Luhansk në ndeshjen e katërt dhe të fundit kontrolluese në Slloveni. Në një paraqitje pozitive, Shkëndija realizoi me Trumçin dhe Tamba-n, duke dhënë sinjale inkurajuese para sfidave eliminatore të UEFA Conference League.

Kuqezinjtë me përballjen ndaj Zorya Luhansk kanë mbyllur fazën kryesore përgatitore në Slloveni, përpara ndeshjeve eliminatore të UEFA Conference League. Shkëndija zhvilloi një takim shumë pozitiv, që u mbyll me rezultat 2:2, ndërsa ekipi tregoi elemente të mira në lojë dhe dha sinjale inkurajuese. Në ditët e mbetura deri në ndeshjen e parë ndaj Europa FC, stafi teknik do të punojë në eliminimin e mangësive të evidentuara gjatë kësaj periudhe përgatitore.

Shkëndija regjistroi rastin e parë serioz në takim, kur Endrit Krasniqi provoi të rrezikojë pas një aksioni të ndërtuar mirë nga Vane Kërstevski, por pa arritur të ndryshojë rezultatin. Në minutën e 20-të, skuadra ukrainase kaloi në epërsi me një goditje nga distanca nga Yelavich për rezultatin 0:1.

Përgjigjja e kuqezinjve erdhi në minutën e 29-të, kur Armir Isa dhe Vane Kërstevski kombinuan bukur brenda zonës, ndërsa pas asistimit të shkëlqyer të Kërstevskit, Trumçi realizoi për barazimin 1:1. Në minutën e 36-të, Shkëndija zhvilloi një tjetër aksion shumë të bukur, kur Zejnullahu depërtoi në krahun e djathtë, por në shtyllën e dytë Kërstevski nuk arriti të reagojë në kohë dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Edhe pjesa e dytë nisi me raste për kuqezinjtë. Spahiu depërtoi bukur në zonë, ndërsa tentativa e Krasniqit u ndal nga portieri ukrainas. Në anën tjetër, edhe Zorya pati një mundësi të mirë, kur pas një harkimi në zonë, goditja me volej përfundoi jashtë kuadratit.

Në minutën e 65-të, Zorya fitoi një penallti, të cilën Zadorozhniy e shndërroi në gol për epërsinë 1:2. Megjithatë, reagimi i Shkëndijës ishte i menjëhershëm. Në minutën e 72-të, Fabrice Tamba pasoi saktë për Besart Ibraimin, goditja e të cilit mposhti portierin kundërshtar, por topi u largua nga vija fatale nga një mbrojtës i Zoryas. Topi u kthye te Tamba, i cili nuk gaboi dhe realizoi për rezultatin përfundimtar 2:2.

Pas përfundimit të fazës përgatitore në Slloveni, Shkëndija kthehet në Tetovë, ku do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League, që do të zhvillohet në transfertë ndaj Europa FC në Gjibraltar.

ZORYA-SHKËNDIJA 2:2 (1:1)

Stadiumi në Čatež në Slloveni

Golashënues: Yelavich 20’ dhe Zadorozhni 65’ pen. (Zorya), ndërsa Trumçi 29’ dhe Tamba 72’ (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Ramani, Trumçi, Fetai, Meliqi, Dimoski, Kërstevski, Islami, Zejnullai (c), Krasniqi, Isa, Ndzengue. 

Luajtën edhe: Spahiu, Murati, Jakupi, Ibraimi, Tamba, Kryeziu, Ceka, Xheladini, Abdurahmani.

Trajner: Artim Pollozhani

Share
go top