FC Shkëndija – FC Zorya Lugansk 1:2

Friendly
FC Shkëndija
  • Ibraimi 30' (P)
1:2
January 30, 2025, AntalyaFull Time
FC Zorya Lugansk
  • Supriaha 65'
  • Juninho 88'
January 30, 2025, AntalyaFull Time

Shkëndija zhvilloi miqësoren e dytë përgatitore në Antalia, ku përballë kishte ekipin ukrainas Zorya Lugansk. Kuqezinjtë kaluan në epërsi në pjesën e parë, por pas një pjese të dytë me ndryshime në përbërje dhe dy pakujdesi në mbrojtje, sfida përfundoi me rezultat 2:1 për kundërshtarin.

 

Ndeshja nisi me kuqezinjtë të vendosur më lartë, dhe Shkëndija iu afrua golit në minutën e 13-të, kur portieri ukrainas Saputin ndali një tentativë të Ibraimit. Në anën tjetër, Amzai bëri një pritje të sigurt pas një goditjeje të Miçin. Dominimi kuqezi u konkretizua në minutën e 29-të, kur Ibraimi realizoi nga pika e bardhë, pas një fauli të portierit rival ndaj kapitenit tonë.

 

Në pjesën e dytë, trajneri Beqiri u dha mundësi për lojë shumicës së futbollistëve, duke përfshirë në fund edhe dy të rinjtë Nazif Ceka dhe Florent Osmani. Epërsinë e humbëm pas një këndoreje në minutën e 65-të, kur ukrainasit barazuan me golin e Supryagës, ndërsa në fund, një goditje e saktë e Zhuninjos në minutën e 89-të vendosi rezultatin përfundimtar.

 

Pavarësisht humbjes, ekipi vazhdon përgatitjet me intensitet të lartë, duke ndjekur planprogramin e përcaktuar për këtë fazë përgatitore.

 

SHKËNDIJA – ZORYA LUGANSK 1:2 (1:0)

Megasaray Football Center – Belek (Antalya)

Golashënues: Ibraimi pen. 29’ (Shkëndija), ndërsa Supryaga 65’ dhe Zhuninjo 89’ (Zorya L.)

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Cake, Adili, Webster, Qaka, R. Ramadani, F. Ramadani, Shala, Kërstevski, Ibraimi (c). 

Luajtën edhe: Jankov, Meliqi, Merxhani, Alhassan, Latifi, Ademi, Nuhija, Kocev, Jakupi, Ceka, Osmani. 

Share
go top