FC Shkëndija – FC Vardar 0:1

Macedonian First League
FC Shkëndija
0:1
October 27, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC Vardar
  • Babunski 49' (P)
October 27, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time

Dalim të mundur nga dueli i xhiros së 10-të në LPFMV, pasi Vardari me një penalti të shndërruar në gol nga Babunski mori fitoren 1:0. 

  • Shkëndija pëson humbjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Parë vendore
  • Kuqezinjtë në kuadër të xhiros së 10-të munden 1:0 në Tetovë nga Vardari
  • Në pjesën e parë Shkëndija humbi disa mundësi të mira për të shënuar
  • Ndeshja u vendos nga penaltia e realizuar nga Babunski në minutën e 49-të
  • Kuqezinjtë munden në një ndeshje nga Vadari pas vitit 2017 

Shkëndija pëson disfatën e parë sezonale pas nëntë ndeshjeve të pamposhtura, në një duel të fortë me Vardarin që u vendos nga penaltia e realizuar nga Babunski në minutën e 49-të. Ndeshja ishte e luftuar nga fillimi deri në fund, me pak hapësira për krijim dhe me shumë duele fizike në çdo cep të fushës. Në pjesën e parë kuqezinjtë kishin tri mundësi të arta në minutën e 31-të për të kaluar në epërsi. Fillimisht goditjen e lirë të Ibraimit e ndal portieri Taleski, për të vijuar me dy tentativa të pastra të Spahiut dhe vetë Ibraimit, të cilat u bllokuan në momentet vendimtare.

Në pjesën e dytë, pas një ndërhyrjeje me dorë të Tambës në zonë, arbitri akordoi penalti për miqtë, ndërsa Babunski (49’) u tregua i saktë nga pika e bardhë (0:1). Shkëndija reagoi menjëherë dhe tentoi në vazhdim, por pa rezultat konkret. Në minutën e 88-të u mendua se Besart Ibraimi barazoi shifrat, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje, duke vulosur rezultatin përfundimtar 0:1.

Ndeshja e radhës

AP Brera-Shkëndija

Strumicë | 31 tetor 2025 | 13:30

SHKËNDIJA-VARDARI 0:1 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Gjyqtar: Stojançe Trpçevski (Kavadar)

Golashënues: Babunski 51’ pen. (Vardari)

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Cake, Meliqi, Webster, R. Ramadani (Zejnullai 72’), Tamba (Ademi 81’), Alhassan (Qaka 61’), Spahiu (Kërstevski 72’), Ibraimi (c) Latifi (Krasniqi 46’).

Trajner: Jeton Beqiri

VARDARI: Taleski, Manevski, Matiq, Najdovski, Babunski, Omeragiq (c) (Tcimbembe 90’+3), M. Talevski (Danev 67’), Jankulov, Olaosebikan (Todorovski 67’), Mato (Spahiu 88’), Bosançiq. 

Trajner: Goce Sedloski

Share
go top