FC Shkëndija- Tamba 18'
- Bodenham (OG) 116'
July 15, 2025, Tose Proeski ArenaFull Time
FC TNS- Williams 38'
July 15, 2025, Tose Proeski ArenaFull TimeKuqezinjtë kualifikohen në raundin e dytë pasi mundën mbrëmë kampionin e Uellsit me shifrat 2:1. Të martën e ardhshme në Shkup luajmë me FCSB (Steaua Bukuresht).
- Shkëndija fiton 2:1 TNS-në pas 120 minutave lojë
- Tamba dhe autogoli i Bodenhamit na japin kualifikimin
- Ndeshja shkoi në vazhdime pasi 90 minutat u mbyllën 1:1
- Takimi i parë ishte mbyllur 0:0, fituesin do e jepnin vazhdimet
- Xhiroja e dytë na vë përballë kampionit rumun, FCSB
Shkëndija kalon në raundin e dytë të eliminatoreve të UEFA Champions League, pasi mbrëmë eliminoi kampionin e Uellsit, The New Saints FC. Kuqezinjtë fituan me shifrat 2:1, pas 120 minutave lojë, duke qenë se koha e rregullt përfundoi me barazim 1:1 dhe barazim 0:0 skuadrat sollën nga takimi i parë. Shkëndija e nisi më mirë ndeshjen dhe në minutën e 18-të me golin e Fabrice Tambas avansuam 1:0. Kur u duk se do ishte ndeshje e lehte, gjërat shuan keq pasi miqtë me shumë fat përfitojnë nga një top i devijuar dhe Williams barazon në 1:1. Ky ishte rezultati edhe pas 90-të minutave dhe me barazim 0:0 nga ndeshja e parë fituesi duhej të kërkohet në vazhdimet 2 herë nga 15 minuta. Aty nuk kishte ndryshim dhe u duk se fituesi do të vendosej me penalti, mirëpo këtu fati sikur u kthye për ne dhe në minutën e 116 gjejmë golin për 2:1 kur Bodenham shënoi në rrjetë të gabuar. Kaq mjaftoi për të kaluar raundin, duke caktuar takime me FCSB nga Rumania, derisa edhe në variantin më të keq rë rezultateve kemi siguruar minimum edhe 6 ndeshje evropiane.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-FCSB
Shkup | 22 korrik 2025 | 20:00
TNS – SHKËNDIJA 2:1 (1:1) pas kohës shtesë
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Gjyqtar: Sajat Karabayev (Kazakistan)
Golashënues: Tamba 18’ dhe Bodenham (autogol) 116’ (Shkëndija), ndërsa J. Williams 38’ (TNS)
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Caka, Webster, R. Ramadani, Qaka (71’ Alhassan), Tamba (105’ Ademi), Krasniqi (72’ F. Ramadani), Latifi (63’ Krstevski), Ibraimi.
Trajner: Jeton Beqiri
THE NEW SAINTS: Sheppard, Craig (66’ Godmarks-Ford), McGhee, Bodenham, Redmond (82’ Marshall), Holden, Corris (99’ Charles), D. Williams, J. Williams, Wilson (66’ Clarke), Brobbel.
Trajner: Craig Harrison

