FC Shkëndija- Alhassan 44'
- Mazari 90+2'
November 19, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC Tikvesh
November 19, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull TimeKuqezinjtë e avansojnë në çerekfinale të Kupës së vendit, pasi sot me golat e Alhassanit dhe Mazarit fituan 2:0 Tikveshin.
- Shkëndija kalon me sukses duelin e 1/8 së finales së Kupës e luajtur në Tetovë
- Kuqezinjtë triumfojnë 2:0 përballë Tikveshit, duke avansuar në fazën çerekfinale
- Alhassan me një super gol (44’) theu rezistencën e miqve nga Kavadari
- Mazari në kohë shtesë solli golin e dytë duke mbyllur llogaritë e takimit
- Përmes shortit do të mësojmë rivalin përmes së cilit do kërkojmë gjysmëfinalen
Shkëndija shënon fitore 2:0 ndaj Tikveshit në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe siguron biletën për në çerekfinale. Dy gola në fund të secilës pjesë na japin avansimin në raundin tjetër.
Ndeshja në stadiumin e qytetit në Tetovë solli ndeshje aktive me shanse nga të dyja palët. Shkëndija kishte disa mungesa (R. Ramadani, Gaye, Fetai eKërstevski), derisa edhe Tikveshi kishte kombinuar formacionin. Portierët Amzai dhe Tasev u dalluan me mbrojtje të mira dhe u desh super goli i Alhassanit në minutën e 44-t për të thuer rezistencën e miqve.
Epërsia minimale 1:0 e tanëve ishte aktive deri në minutën e 91-të, kur Mazari shënoi për 2:0 dhe mbyllje të llogarive. Paraprakisht u deshtën disa intervenime të Amzait për të na mbajtur në avantash. Kështu kalojmë këtë pengesë dhe presim shortin për të mësuar kundërshtarin me të cilin do të luajmë në çerekfinale të Kupës.
Ndeshja e radhës
Arsimi-Shkëndija
Gostivar | 23 nëntor 2025 | 13:00
SHKËNDIJA-TIKVESHI 2:0 (1:0)
Stadiumi i qyetit në Tetovë
Gjyqtar: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
Golashënues: Alhassan 44’ dhe Mazari 90’+1 (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Cake (c) (Belica 50’), Alhassan (Qaka 67’), Krasniqi, Webster, Zejnullai, Ajeti, Tamba (Mazari 87’), Spahiu (Ibraimi 67’), Latifi (F. Ramadani 67’).
Trajner: Jeton Beqiri
TIKVESHI: S.Tasev, Mojsov, Stojanov (Stojçev 78’), D. Tasev (Mishov 70’), Ivanovski (Sadik 70’), Petroviq (Jonus 46’), Varellovski (c), Todorov (Ramadani 88’), Stojkoski, Ackovski, Najdovski.
Trajner: Borçe Hristov

