FC Shkëndija – FC Struga T&L 3:1

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Krasniqi 25' (P)
  • Islami 39'
  • Mazari 69'
3:1
May 9, 2026, Tetovë / Stadiumi i qytetitFull Time
FC Struga
  • Jevtoski 31'
May 9, 2026, Tetovë / Stadiumi i qytetitFull Time

Kuqezinjtë mundin Strugën 3:1 në duelin e xhiros së 31-të në LPFMV. Krasniqi, Islami dhe Mazari shënuan golat për tanët. 

  • Kthehemi te fitorja në kampionat, duke mundur Strugën në Tetovë
  • Kuqezinjtë dominuan takimin dhe fituan me rezultat të sigurtë 3:1
  • Endrit Krasniqi fitoi penalti dhe ishte i saktë nga 11 metra (25’) për epërsi 1:0
  • Struga barazoi me Jevtoskin (31’), derisa Drilon Islami (40’) ktheu epërsinë
  • Atdhe Mazari (69’) në pjesën e dytë shënoi golin e tretë duke vulosur shifrat finale 3:1
  • Në dy xhirot e fundit vendoset gara për titullin kampion 

Shkëndija fitoi 3:1 derbin ndaj FC Strugës dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresat për titullin kampion, duke lënë gjithçka të hapur për dy xhirot e fundit të sezonit.

Kuqezinjtë hynë furishëm në takim dhe që në minutat e para treguan se synimi i vetëm ishte fitorja. Në minutën e 5-të, goditja nga distanca e Arbin Zejnullait u kontrollua nga portieri Angeleti, ndërsa vetëm një minutë më pas, Sebastian Spahiu ishte pranë një supergoli, por tentativa e tij spektakolare u ndal në kryqëzimin e shtyllës me traversën.

Mysafirët u kundërpërgjigjën në minutën e 11-të me Ilieskin, por Baboucarr Gaye reagoi sigurt. Në minutën e 23-të, Endri Krasniqi fitoi penallti pas ndërhyrjes së Ilieskit, ndërsa vetë mesfushori realizoi saktë nga pika e bardhë për avantazhin 1:0.

Edhe pse Shkëndija kontrollonte lojën, Struga barazoi në minutën e 31-të me Jeftoskin pas një tollovie në zonë. Gjithsesi, reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 40-të, pas asistimit të Krasniqit nga rivënia këndore, Drilon Islami realizoi për 2:1.

Në pjesën e dytë, Shkëndija dominoi plotësisht. Në minutën e 54-t, Ndzengue shënoi golin e tretë, por ai u anulua për pozitë jashtë loje. Në anën tjetër, Zendelovski dhe Bojku provuan të rrezikojnë, por Gaye ishte në nivel të lartë.

Çështja e fituesit u mbyll në minutën e 69-të, kur Atdhe Mazari shënoi për 3:1, pasi më herët tentativa e Kërstevskit u bllokua nga mbrojtja mike. Mazari ishte pranë edhe golit të katërt në minutën e 78-të, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.

Me këtë triumf, Shkëndija regjistron një tjetër fitore të rëndësishme dhe vazhdon garën për titull, duke mbetur në ndjekje të Vardarit në prag të dy xhirove vendimtare të kampionatit.

Ndeshja e radhës

Shkëndija-AP Brera

Tetovë | 17 maj 2026 | 17:00

SHKËNDIJA-STRUGA 3:1 (2:1)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Gjyqtar: Done Ristovski (Gjevgjeli)

Golashënues: Krasniqi 25’ (pen.), Islami 40’ dhe Mazari 69’ (Shkëndija), ndërsa Jevtovski 31’ (Struga)

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Islami, Meliqi, Ajeti, Zejnullai (c), Alhassan, Kërstevski (Murati 85’), Krasniqi (Mazari 60’), Spahiu (Xheladini 90’+1), Ndzengue.

Trajner: Jeton Beqiri

STRUGA: Angeleti, Ilievski, Mici (A. Roçi 75’), Vosha (Aliji 16’), Zendelovski, Bojku, Shabani (c) (Demishoski 85’), Pape, Maleski, Jevtoski (F. Roçi 75’), Diako (Maudo 85’).

Trajner: Bledi Shkëmbi

Share
go top