FC Shkëndija – FC Struga 1:2

Macedonian Cup
FC Shkëndija
  • F.Ramadani 36'
1:2
April 9, 2025, TetovëFull Time
FC Struga
  • Ukpa 53'
  • Radeski 82'
April 9, 2025, TetovëFull Time

Pavarësisht epërsisë me golin e F. Ramadanit, gjysmëfinalen e parë me Strugën e mbyllëm me humbje 2:1. Skuadra që do kalojë në finale vendoset në Strugë më 23 Prill.

 

SHKËNDIJA-STRUGA T&L 1:2 (1:0)

Stadiumi i qyteti në Tetovë

Golashënues: F. Ramadani 36’ (Shkëndija), ndërsa Upka 54’ dhe Radeski (Struga)
Arbitër: Stojançe Trpçevski (Shkup)

SHKËNDIJA: Jankov, R. Ramadani, Cake (c), F. Ramadani, Ademi (Tamba 74’), Kërstevski (Latifi 85’), Kocev, Merxhani (Webster 64’), Meliqi, Jakupi (Shaka 64’), Nuhija (Alhassan 74’).

Trajner: Jeton Beqiri

STRUGA: Kjoshevski, Vlajkoviq (Lamine 79’), Ilievski, Shabani (c), Radeski (Tairi 88’), Krivanjeva, Kasami (Spirovski 62’), Hamza, Ukpa (Maleski 88’), Jevtoski (Bojku 62’), Radiç.
Trajner: Ilço Gjorgjioski

 

Shkëndija është mposhtur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë nga Struga Trim&Lum me rezultat 1:2, në përballjen e zhvilluar në Tetovë. Kuqezinjtë ishin në avantazh pas pjesës së parë, mirëpo gabimet në pjesën e dytë u kushtuan me përmbysje të rezultatit.

 

Trajneri Jeton Beqiri aktivizoi një formacion të kombinuar, duke i dhënë mundësi disa futbollistëve të rinj dhe atyre me më pak minuta gjatë sezonit. Portieri Risto Jankov debutoi në një ndeshje zyrtare, ndërkohë që munguan emra të rëndësishëm si Ibraimi, Adili, Alhassani, Trumçi, Shala, Latifi dhe Amzai. Në formacion u përfshinë të rinjtë si Nuhija, Jakupi, Meliqi dhe të tjerë.

 

Pjesa e parë u karakterizua me pak raste të rrezikshme, ndërsa momenti më i bukur erdhi në minutën e 36-të, kur Florent Ramadani me një goditje të drejtpërdrejtë nga këndi realizoi një gol spektakolar për epërsinë 1:0. Shkëndija kishte mundësi të dyfishonte përmes Ademit, por ai vendosi të përfundojë aksionin vetë, duke mos asistuar te Jakupi që ndodhej në pozicion të favorshëm.

 

Në pjesën e dytë, loja u hap më shumë dhe të dy trajnerët kërkuan më shumë ofensivë përmes zëvendësimeve. Për fat të keq, Shkëndija pësoi golin e barazimit në minutën e 53-të kur një top i gjatë nga Kjoshevski u shfrytëzua nga Upka për të barazuar shifrat në 1:1. Pas disa tentimeve për të rikthyer avantazhin, kuqezinjtë pësuan sërish në minutën e 82-të kur Upka asistoi për Radeskin, i cili shënoi për 1:2.

 

Në minutat e fundit Shkëndija pati disa raste të pastra për të barazuar, por Ramadani, Shala dhe Latifi nuk arritën të finalizonin. Përballja e kthimit do të luhet më 23 prill në Strugë, ku kuqezinjtë do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit dhe kalimin në finalen e madhe të Kupës.

 

Ndeshja e radhës

Në fundjavë i kthehemi kampionatit, kur në Tetovë presim Voska Sportin. 

Shkëndija-Voska Sport 13.04.2025

 
Share
go top