FC Shkëndija – FCSB 1:0

Champions League
FC Shkëndija
  • Alhassan 65'
1:0
July 22, 2025, Tose Proeski ArenaFull Time
FCSB
July 22, 2025, Tose Proeski ArenaFull Time

Kuqezinjtë marrin fitore minimale por me shumë vlera ndaj kampionit rumun, FCSB në ndeshjen e parë të raundit të dytë. Alhassan shënoi golin e fitores, derisa super paraqitje kishte portieri Gaye.

 

  • Shkëndija fiton 1:0 FCSB-në në duelin e parë të raundit të dytë
  • Alhassan realizoi golin vetëm të takimit për epërsi para revanshit
  • Super paraqitje në portë kishte gardiani Baboucarr Gaye
  • FCSB në momente dominoi, por shanset më të mira i kishim ne
  • Ndeshja e kthimit, të mërkurën e ardhshme në Bukuresht

 

Shkëndija merr fitore të madhe, duke mundur minimalisht 1:0 kampionin e Rumanisë, FCSB. Ibrahim Alhassan shënoi golin e vetëm të ndeshjes, edhe pse i patëm gjitha mundësitë për të fituar me rezultat edhe më të thellë. Në momente mysafirët vendosën dominim, por mbrojtja jonë ishte në nivel, derisa me super intervenime do të shfaqej portieri ynë Baboucarr Gaye. Në të njejtin nivel do të përgjigjej portieri mysafir, Târnovanu që ishte më meritori për rezultatin minimal për ne. Ndeshja e dytë ku do të vendoset ekipi që do të avansojë në raundin e tretë eliminator të UEFA Champions League luhet të mërkurën e ardhshme në Bukuresht. 

 

Ndeshja e radhës

FCSB-Shkëndija

Bukuresht | 30 korrik 2025 | 19:30

 

SHKËNDIJA-FCSB 1:0 (0:0)

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup

Gjyqtar: Nathan Verboomen (Belgjikë)

Golashënues: Alhassan 65’ (Shkëndija)

Kartona të kuq: Qaka 70’ (SHK), Tănase 80’ (FCSB)

SHKËNDIJA: Gajé, Trumçi, Webster, Fetai, Cacaj, R. Ramadani, Qaka, Krasniqi (46’ Alhassan), Tamba (90+2’ Murati), Krstevski (46’ Latifi), Ibraimi (83’ Ademi).

Trajner: Jeton Beqiri

FCSB: Târnovanu, Crețu, Ngezana, Popescu, Radunović, Chiricheș, Sut (53’ Perianu), Miculescu, Olaru (63’ Ștefănescu), Cisotti, Tănase.

Trajner: Elias Charalambous

Share
go top