FC Shkëndija – FC Slovan Bratislava 2:0

Conference League
FC Shkëndija
  • Bajriç 33' (OG)
  • Spahiu 45+1'
2:0
December 11, 2025, Tose Proeski ArenaFull Time
FC Slovan Bratislava
December 11, 2025, Tose Proeski ArenaFull Time

Shkëndija mposht Slovan Bratislavën dhe afrohet historisë në Conference League. Autogoli i Bajriçit dhe goli i Spahiut na dhanë triumin e dytë në këtë garë.

  • Shkëndija fiton 2:0 me Slovan Bratislavën e Sllovakisë në xhiron e pestë të UEFA Conference League
  • Kjo ishte fitorja e dytë e Shkëndijës në fazën e Ligës dhe shkojmë në kuotën e 7 pikëve
  • Autogoli i Bajriçit na dha epërsi 1:0 derisa Spahiu shtoi golin e dytë
  • Në të dytën patëm mundësi për gola tjerë, por humbëm raste të pastërta
  • Të enjten e ardhshme luajmë ndeshjen e fundit në transfertë ndaj AEK Larnacas në Qipro

Shkëndija sonte ka shënuar fitore të madhe 2:0 ndaj Slovan Bratislavës në “Todor Proeski” dhe me 7 pikë ngjitet në zonën që siguron kualifikimin në fazën nokaut të Conference League.

Skuadra e trajnerit Jeton Beqiri zhvilloi një pjesë të parë perfekte, duke realizuar dy gola brenda 12 minutave. Autogoli i Kenan Bajriçit zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të pas një goditjeje këndi, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1) Ronald Webster shpërtheu në krah dhe asistoi për Sebastian Spahiun, i cili shënoi për 2:0.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë menaxhuan me maturi ndeshjen, duke mos lejuar kundërshtarin të rrezikojë seriozisht. Në minutën e 88-të, Ademi ishte pranë golit të tretë, por goditja e tij u ndal në traversë.

Me këtë fitore Shkëndija arrin kuotën e 7 pikëve dhe ruan gjasat e plota për kualifikim. Ndeshja e fundit në grup do të luhet në Qipro kundër AEK Larnaca, ku kuqezinjtë kërkojnë konfirmimin e historisë.

Ndeshja e radhës

AEK Larnaca-Shkëndija

Larnaka | 18 nëntor 2025 | 21:00

SHKËNDIJA-SLOVAN BRATISLAVA 2:0 (2:0)

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup

Gjyqtar: Ivar Orri Kristjansson (Islandë)

Golashënues: Bajriç ag. 33’ dhe Spahiu 45’+1 (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Gaje, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, R. Ramadani, Qaka (Krasniqi 72’), Spahiu (F. Ramadani 86’), Zejnulai (Meliqi 90’+6), Latifi (Mazari 86’), Ibraimi (Ademi 72’)(c).

Trajner: Jeton Beqiri

SLOVAN BRATISLAVA: Takaç, Pokorny (Gajdosh 58’), Kashia (Barsegian 72’), Ibrahim (Yirajang 58’), Wimmer, Weiss (c), Bajriç, Marcelli, Mak (Savvidis 86’), Blackman (Mustafiç 86’), Cruz.

Trajner: Vladimir Weiss

Share
go top