FC Shkëndija- Meliqi 15' 19'
- Ibraimi 45' 61'
- Latifi 85' 87'
April 13, 2026, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC Shkupi
April 13, 2026, Tetovë / Ecolog ArenaFull TimeNga dy gola të Meliqit, Ibraimit dhe Latifit sollën triumfin e 20-të sezonal të kuqezinjëve në 27 xhiro të zhvilluara.
- Shkëndija fiton 6:0 Shkupin në duelin e xhiros së 27-të në LPFMV
- Meliqi (15’ dhe 19’), Ibraimi (45’ dhe 61’) dhe Latifit sollën (85’ e 87’) shënuan golat
- Ky ishte triumfi i 20-të sezonal i Shkëndijës në 27 ndeshje kampionale
- Shkupi me forca të reja nuk ishte rival i denjë në këtë ndeshje
- Pas përfundimit të takimit, publiku me duartrokitje përcolli dy skuadrat
Shkëndija nuk hasi në vështirësi për të siguruar tre pikë të reja në elitën e futbollit vendor, pasi Shkupi nuk rezultoi një kundërshtar i denjë në duelin e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Edhe me formacion të kombinuar dhe pa maksimumin e forcës, kuqezinjtë realizuan plot gjashtë gola ndaj një skuadre të Shkupit që u paraqit me lojtarë të rinj, kryesisht nga akademia, për shkak të problemeve financiare dhe organizative që e kanë shoqëruar këtë sezon.
Serinë e golave e hapi mbrojtësi Anes Meliqi në minutën e 15-të, duke realizuar me kokë pas harkimit nga këndi të Jakupit. Vetëm katër minuta më pas, i njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë, kësaj radhe me këmbë pas asistimit të Besart Ibrahimit. Shkëndija dominoi plotësisht lojën, ndërsa Shkupi nuk arriti të reagojë. Në fund të pjesës së parë, Besart Ibrahimi me një goditje nga distanca realizoi për 3:0.
Rasti i vetëm serioz për mysafirët erdhi në minutën e 52-të, kur Nuhiu u gjend në një pozicion të mirë, por goditja e tij u ndal nga portieri i Shkëndijës, Ferat Rahmani. Në minutën e 61-të, Ibrahimi shënoi golin e tij të dytë personal për 4:0, pas asistit të Mazarit. Në minutat e fundit, Shkëndija vulosi fitoren bindëse. Fillimisht Latifi shënoi për 5:0 në minutën e 85-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë realizoi sërish për rezultatin përfundimtar 6:0. Kjo ishte fitorja e 20-të sezonale për kuqezinjtë, që vazhdojnë marshimin drejt mbrojtjes së titullit kampion.
Ndeshja e radhës
Tikveshi – Shkëndija
Kavadar | 17 prill 2026 | 15:30
SHKËNDIJA-SHKUPI 6:0 (3:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Gjyqtar: Vladimir Gjorgjievski (Manastir)
Golashënues: Meliqi 15’ e 19’, Ibraimi 45’ e 61’ dhe Latifi 85’ e 87’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Ramani, Murati (Trumçi 73’), Meliqi (Ceka 46’), Ajeti (Webster 73’), Zejnullai (Latifi 62’), Alhassan, Mazari, Jakupi, Kërstevski, Ndzengue, Ibraimi (c) (Tamba 62’).
Trajner: Jeton Beqiri
SHKUPI: Musliu, Enuz (Mustafa 46’), Osmani, Bajrami, Rustemi (Nuhija 46’), Ferati (Kerimi 66’), Kadri, Çajani (Qerimi 73’), Ziberi, Rifadov, Akiku (Lamallari 46’).
Trajner: Ferdi Ismail

