FC Shkëndija – FC Shkupi 5:1

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • F.Ramadani 8'
  • Zejnullai 21'
  • Ibraimi 71' 76'
  • Latifi 83'
5:1
August 8, 2025, TetovëFull Time
FC Shkupi
  • Malik 14'
August 8, 2025, TetovëFull Time

Sezonin e ri e nisim mbarë duke arkëtuar tre pikë nga ndeshja e parë sezonale. F. Ramadani, Zejnullai, dy herë Ibraimi dhe Latifi shënuan golat për kuqezinjtë. 


  • Shkëndija fiton 4:1 Shkupin në ndeshjen e parë të sezonit të ri 2025/2026 
  • Trajneri Beqiri ndeshjen e nisi kryesisht me lojtarë me më pak minuta në Evropë
  • F. Ramadani (8’) hapi rezultatin, Malik (14’) barazoi, derisa 2:1 e bëri Zejnullai (21’) 
  • Shkupi mbeti me 10 lojtarë nga minuta e 17-të kur me të kuq doli Rustemi 
  • Nga minuta e 68 në lojë hynë Ibraimi, Krasniqi e Qaka
  • Ibraimi ekspres shënoi dy gola dhe dha asist në realizimin e Latifit


Kuqezinjtë startojnë me fitore 5:1 sezonin e ri, pasi sot në Tetovë mundëm Shkupin në hapje të kampanjës 2025/2026. Me formacion të kombinuar ndeshjen e nisëm me volum loje dhe në minutën e 8-të F. Ramadani shënoi për epërsi 1:0. Një gabim në mbrojtje solli barazim 1:1 me Malik që shënoi (14’) për Shkupin, mirëpo në pauzë do të shkonim me epërsi 2:1 pas super aksionit të Kërstevskit dhe golit të bukur të Zejnullait. Detyra e kuqezinjëve u lehtësua kur Rustemi (17’) i Shkupit ishte i pakujdesshëm dhe doli me karton të kuq. Me epërsi numerike dhe me inkuadrimin në lojë të Ibraimit, Krasniqit, Qakës e Latifit (hyri në pjesën e parë), diferencat në lojë ishin shumë të mëdha dhe si pasojë erdhën edhe 3 gola në rrjetën mysafire. Besart Ibraimi shënoi dy gola dhe asistoi për golin e 5 të Latifit. 


Ndeshja e radhës

Qarabağ-Shkëndija

Baku | 12 gusht 2025 | 18:00


SHKËNDIJA-SHKUPI 5:1 (2:1)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Gjyqtar: Igor Stojçevski (Shkup)

Golashënues: F. Ramadani 8’, Zejnullai 14’, Ibraimi 70’ dhe 76’ dhe Latifi 83’ (Shkëndija), ndërsa Malik 14’ (Shkupi)

Karton i kuq: Endrit Rustemi 17’ (Shkupi)

SHKËNDIJA: Gajé, Murati, Meliqi, Fetai (Ceka 80’), Ajeti, Alhassan, Zejnullai (Qaka 68’), F. Ramadani (c), Jakupi (Krasniqi 68’), Kërstevski (Latifi 38’), Ademi (Ibraimi 68’).

Trajner: Jeton Beqiri

SHKUPI: Grote, Muharem, Mehmed, Kadri, Nazifi (Enuz 82’), Malik, Ristov, Adili, Riçkov, Adem (c), Rustemi. 

Trajner: Boban Babunski

Share
go top