FC Shkëndija- Trumçi 4' (P)
- Krstevski 54'
- Meliqi 69'
April 22, 2026, Stadiumi i qytetit në TetovëFull Time
FC Shkëndija Haraçinë- Nuhija 30'
- Livareka 43'
April 22, 2026, Stadiumi i qytetit në TetovëFull TimeFitore 3:2 në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës, finalisti vendoset në ndeshjen e kthimit. Kuqezinjtë tanë triumfojnë në një përballje të bukur ndaj Shkëndijës së Haraçinës.
- Dueli i parë gjysmëfinal i Kupës ndërmjet dy Shkëndijave mbyllet 3:2 për tanët
- Trumçi me penalti na jep epërsi 1:0 pas vetëm 4 minutave lojë
- Haraçinasit përmbysën në 1:2 me golat e Nuhija-s (30’) dhe Livarekës (43’)
- Në pjesën e dytë gjërat u kthyen në vend me dy gola për fitore të tanëve
- Kërstevski (54’) dhe Meliqi (69’) shënuan për fitore 3:2 për epërsi para revanshit
Kuqezinjtë tanë dalin fitues me rezultat 3:2 në aktin e parë gjysmëfinal ndërmjet dy Shkëndijave në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Rezultati 3:2 erdhi pas një përballjeje interesante, ku tanët kaluan në epërsi, ndërsa miqtë përmbysën, por në pjesën e dytë gjërat u rikthyen në vend dhe Shkëndija fitoi me shifrat 3:2, duke shkuar me avantazh në ndeshjen e kthimit më 6 maj.
Ndeshja nisi mirë për kampionët, kur Vane Kërstevski në minutën e dytë fitoi penallti, ndërsa në minutën e katërt Aleksandër Trumçi e shndërroi në gol. Në vazhdim, mysafirët u liruan nga presioni dhe krijuan disa raste, ndërsa në minutën e 30-të barazuan me ish-lojtarin e Shkëndijës, Amir Nuhijan, që realizoi me kokë pas harkimit të Shkarkovskit. Gjërat shkuan më keq për tanët kur Livareka (43’) realizoi për përmbysjen 2:1 për Shkëndijën e Haraçinës.
Pjesa e dytë solli dominim të Shkëndijës sonë, që në minutën e 54-t barazoi me Kërstevski pas asistimit të Trumçit. Më pas, Alhassan kishte një rast të mirë, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 69-të kur Anes Meliqi realizoi pas harkimit të Krastiqit nga goditja e lirë. Vlen të theksohet forma e mirë e Meliqit, i cili shënon në tri ndeshje radhazi. Deri në fund pati raste nga të dyja skuadrat, por rezultati mbeti 3:2 në favor të Shkëndijës tanë, ndërsa finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit më 6 maj.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Bashkimi
Tetovë | 27 prill 2026 | 16:00
SHKËNDIJA-SHKËNDIJA H. 3:2 (1:2)
Stadiumi i qyetit në Tetovë
Gjyqtar: Benjamin Qerimi (Shkup)
Golashënues: Trumçi 4’ pen., Kërstevski 54’ dhe Meliqi 69’ (Shkëndija), ndërsa Nuhija 30’ dhe Livareka 43’ (Shkëndija H.)
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Meliqi, Ajeti (Krasniqi 46’), Webster, Alhassan (Ibraimi 65’), Zejnullai (c), Islami, Spahiu (Tamba 46’), Kërstevski (Latifi 65’), Ndzengue (Fetai 77’).
Trajner: Jeton Beqiri
SHKËNDIJA H.: Stolevski, Sharkoski, Lamallari, Rushiti, Nazifi (Ajruli 64’), Desniq (Zhoglev 64’), Nuhija (c) (D. Adili 82’), Livareka (Dervishi 76’), Xh. Adili (Kaba 76’), Çilafi, Tërpeski.
Trajner: Berat Imeri

