FC Shkëndija – FC Shelbourne 1:0

Conference League
FC Shkëndija
  • Barrett 90+2 (OG)
1:0
October 23, 2025, Todor Proeski ArenaFull Time
FC Shelbourne
October 23, 2025, Todor Proeski ArenaFull Time

Kuqezinjtë marrin triumfin e parë në fazën kryesore të UEFA Conference League. Një gol në kohën shtesë na jep fitoren 1:0 për histori të re në Evropë. 


  • Shkëndija fiton 1:0 Shelbournin e Irlandës në xhiron e dytë të UEFA Conference League
  • Autogoli nga Patrick Barrett në kohën shtesë (90’+2) na jep triumfin historik
  • Ndeshja u karaktirizua me lojë të luftuar pa shumë raste ideale për të shënuar 
  • Ronaldo Webster ishte inspirator i golit, pasi goditja e tij u devijua në rrjetë 
  • Të hënën luajmë në kampionatin vendor përballë Vardarit në Tetovë


Në një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesë, Shkëndija shënoi fitoren e parë historike në fazën kryesore të një kompeticioni europian, UEFA Conference League! Ky është gjithashtu suksesi i parë i një klubi nga Maqedonia e Veriut në këtë fazë të garave evropiane.


Ndeshja e zhvilluar në Arenën “Todor Proeski” në Shkup ishte e luftuar dhe e barabartë, me pak raste të pastra në pjesën e parë. Të dyja skuadrat u përpoqën të ruanin ekuilibrin, ndërsa ritmi u rrit në pjesën e dytë me disa tentativa nga kuqezinjtë për të zhbllokuar rezultatin. 

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, fati iu buzëqesh tanëve në minutën e 92-të, kur mbrojtësi i mysafirëve, Patrick Barrett, devijoi topin në rrjetën e tij pas goditjes së fortë të Websterit, duke sjellë gëzim të madh në skuadër e tribuna. Minuta shtesë kishin përfunduar për triumf historik 1:0 të Shkëndijës.

Një fitore e madhe për ekipin, për qytetin dhe për gjithë futbollin në Maqedoni të Veriut. 

Shkëndija shkruan histori në Evropë! 


Ndeshja e radhës

Shkëndija-Vardari

Tetovë | 27 tetor 2025 | 13:30


SHKËNDIJA-SHELBOURNE 1:0 (0:0)

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup

Gjyqtar: Stefan Ebner (Austri).

Golashënues: Barrett (autogol) 90’+2 (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Webster, Fetai, Çake, Alhassan (70’ Qaka), Zejnulai (46’ R. Ramadani), Latifi (46’ Spahiu), Krasniqi (88’ Ademi), Tamba (77’ Krstevski), Ibraimi (c).

Trajner: Jeton Beqiri

SHELBOURNE: Spell, Mbeng, Barrett, Ledwidge, Norris (74’ Kelly), Lunney, Coyle, McEnroy (82’ Goti), Henry-Francis (82’ Caffrey), Wood (60’ Martin), Odubeko (60’ Boyd).

Trajner: Joseph O’Brien


Share
go top