FC Shkëndija- Ibraimi 17' 32' (P)
- Spahiu 56'
January 28, 2026, Susesi Sport Center, BelekFull Time
FK SARAJEVO- Beganović 12'
- Zejnullai 77' (OG)
January 28, 2026, Susesi Sport Center, BelekFull TimeShkëndija dominon dhe fiton Sarajevën në miqësoren e luajtur në Antalia. Dy herë Ibraimi dhe një super gol i Spahiut vulosën triumfin 3:2.
Shkëndija ka zhvilluar paraqitje shumë pozitive në ndeshjen e tretë kontrolluese gjatë fazës përgatitore në Antalia, duke u përballur me gjigantin boshnjak FK Sarajevo. Kuqezinjtë patën dominim të dukshëm dhe kontrolluan lojën në pjesën më të madhe të takimit, ndërsa dy golat e pësuar erdhën si pasojë e gabimeve tona.
Sarajeva kaloi e para në epërsi pas 12 minutash, kur Beganoviç shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen tonë. Reagimi ishte i menjëhershëm, vetëm pesë minuta më vonë, Latifi depërtoi shkëlqyeshëm nga krahu dhe asistoi për Ibraimin, i cili barazoi rezultatin. Dominimi u konkretizua në minutën e 33-të, kur Ibraimi fitoi penallti dhe vetë e realizoi për përmbysjen e rezultatit (2:1).
Në pjesën e dytë, Shkëndija vazhdoi me ritëm të lartë dhe në minutën e 56-të Spahiu realizoi një gol shumë të bukur për epërsinë 3:1. Sarajeva arriti të ngushtojë shifrat në minutën e 77-të, pas një situate të paqartë në ndërtimin e lojës, ku topi përfundoi në rrjetën tonë, pasi Gaye dhe Zejnullai provuan të rinisnin lojën brenda zonës.
Kuqezinjtë vazhdojnë fazën përgatitore në Antalia, ndërsa ndeshjen e fundit kontrolluese do ta zhvillojmë të shtunën, më 1 shkurt, ndaj FC Ordabasy nga Kazakistani.
SARAJEVO-SHKËNDIJA 2:3 (1:2)
Terreni: Sussesi Sport Center në Belek- Antali
Golashënues: Ibraimi 17’ dhe 32’ pen. dhe Spahiu 56’ (Shkëndija), ndërsa Beganoviç 12’ dhe Zejnullai ag. 77’ (Sarajevo)
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Ajeti, Webster, Islami, Alhassan, Tamba, Zejnullai, Latifi, Ibraimi (c).
Luajtën edhe: Meliqi, Spahiu, Krasniqi, Jakupi, Mazari, Murati dhe Ceka.
Trajner: Jeton Beqiri

