FC Shkëndija – FC Samsunspor 0:1

Conference League
FC Shkëndija
0:1
February 19, 2026, Todor Proeski ArenaFull Time
FC Samsunspor
  • Mouandilmadji 77'
February 19, 2026, Todor Proeski ArenaFull Time

Shkëndija u mposht minimalisht nga Samsunspor në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League.

  • Kuqezinjtë luftuan, por nuk i’a dolën ndaj Samsunsporit duke u mundur 0:1
  • Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 77-të me autor Mouandilmadji 
  • Miqtë humbën një penalti në minutën e 6-të me sulmuesin Ndiaye
  • Shkëndija pati disa mundësi shumë të mira, por s’pati fat të shënojë
  • Kjo ishte hera e parë një ekip nga vendi ynë të luajë në play off të një gare europiane
  • Ndeshja e kthimit luhet në Turqi, të enjten më 26 shkurt, me fillim nga ora 18:45.
  • Ndërkohë të dielën në kampionat luajmë si mysafirë me Sileksin në Kratovë

Kampionia e vendit, Shkëndija, u mposht me rezultat minimal 0:1 nga ekipi turk Samsunspor në ndeshjen e parë të play-offit të UEFA Conference League, e zhvilluar në Arenën “Todor Proeski” në Shkup. 

Takimi nisi me presion të madh nga mysafirët, të cilët në minutën e 5-të fituan një penallti, por Ndiaye nuk arriti ta shndërrojë në gol, duke gjuajtur mbi portë. Shkëndija reagoi në minutën e 17-të, kur Webster pas një kundërsulmi të shpejtë pasoi te Tamba, mirëpo goditja drejt portës kundërshtare ishte e lehtë. 

Rastin më të mirë për kuqezinjtë e pati kapiteni Ibraimi në minutën e 56-të, i cili pasi prodhoi një super depërtim nga krahu i djathtë, gjuajti fare pranë shtyllës. Në vazhdim, Samsunspor krijoi disa raste, por portieri Gaye ishte në nivelin e duhur.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 77-të, kur pas një aksioni nga krahu i djathtë, Marios Mouandilmadji realizoi për 0:1 dhe i dha avantazhin ekipit turk, që në fund mbeti i pandryshuar pavarësisht tentativave të kuqezinjëve. 

Ndeshja e kthimit do të luhet në Turqi, të enjten më 26 shkurt, me fillim nga ora 18:45.

Ndeshja e radhës

Sileksi-Shkëndija

Kratovë | 22 shkurt 2025 | 13:00

SHKËNDIJA-SAMSUNSPOR 0:1 (0:0)

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup

Gjyqtar: Rohit Saggi (NOR) (Norvegji) 

Golashënues: Mouandilmadji 77’ (Samsunspor) 

SHKËNDIJA: Gajé, Murati, Fetai, Meliqi, Webster, Alhassan (Islami 45’), Zejnullai, R. Ramadani (Krasniqi 67’), Ibraimi (c) (Ndzengue 67), Tamba (Jakupi 90’+2), Spahiu (Kërstevski 85’).

Trajner: Jeton Beqiri

SAMSUNSPOR: Koçuk, Yavru, Šatka, Drongelen, Tomasson, Makoumbou, Ntcham, Mendes, Holse (Yüksel 90’+3), Assoumou (Ceesay 85’), Ndiyae (Mouandilmadji 72’).

Trajner: Thorsten Fink

Share
go top