FC Samsunspor- Ntcham 53' (P)
- Ndiaye 70'
- Mouandilmadji 78' 90+2
February 26, 2026, Samsun 19 May StadiumFull Time
FC Shkëndija
February 26, 2026, Samsun 19 May StadiumFull TimeSezoni historik i Shkëndijës në UEFA Conference League merr fund në Turqi, ku kuqezinjtë eliminohen nga Samsunspori në fazën e play-offit.
- Kuqezinjtë performuan shkëlqyeshëm në pjesën e parë, por pa gjetur golin
- Pjesa e dyti nisi keq kur pësuam gol nga një penalti që erdhi nga pakujdesia
- Negativa ndikoi psiqikisht dhe vendasit fituan krahë dhe sollën edhe 3 gola tjerë
- Ntcham (53’) nga penaltia dhe Ndiaye (71’) e Marius (79’ dhe 90’+2) shënuan golat
- Këtu përfundon odiseja historike e Shkëndijës në UEFA Conference League
- Të hënën i kthehemi skenës vendore kur në Tetovë presim Pelisterin
Shkëndija ka përmbyllur një sezon historik në arenën evropiane, duke regjistruar paraqitjen më të suksesshme ndonjëherë jo vetëm për klubin, por edhe për futbollin vendor në garat e UEFA-s.
Kuqezinjtë u eliminuan në play-offin e UEFA Conference League pasi në ndeshjen e kthimit në Turqi u mposhtën nga Samsunspor me rezultat 4:0, me turqit që kishin fituar 1:0 edhe ndeshjen e parë në Shkup.
Shkëndija zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, duke dominuar lojën dhe duke krijuar disa raste serioze shënimi, çka bëri që publiku vendas të shfaqë pakënaqësi ndaj ekipit të tyre. Megjithatë, nuk ruajtëm të njejtën performansë në vazhdim dhe vendasit realizuan të katër golat në pjesën e dytë.
Olivier Ntcham hapi rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 53-të, ndërsa Sherif Ndiaye dyfishoi epërsinë në minutën e 71-të. Marius Mouandilmadji shënoi dy herë, në minutat 79 dhe 90+2, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4:0.
Me dy fitore në dy ndeshje, Samsunspor siguroi kualifikimin në raundin tjetër, ndërsa Shkëndija i dha fund një aventure evropiane që mbetet historike dhe deri më tani rezultati më i madh i një klubi nga vendi ynë në kupat e Evropës.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Pelisteri
Tetovë | 02 mars 2026 | 14:00
SAMSUNSPOR – SHKËNDIJA 4:0 (0:0)
Stadiumi: “Samsun 19 Mays Sadium”
Gjyqtar: Simone Sozza (Itali)
Golashënues: Ntcham 53’, Ndiaye 71’, Marius 79’ dhe 90’+2, (Samsunspor)
SAMSUNSPOR: Kocuk, Yavru (Mendes 75’), Satka, Van Drongelen, Tomasson (Gonul 86’), Makoumbou (Ceesay 83’), Ntcham, Holse, Assoumou (Cift 83’), Ndiaye (Yuksel 75’), Marius.
Trajner: Thortsen Fink
SHKËNDIJA: Gajé, Trumçi, Fetai (Krasniqi 77’), Meliqi, Webster, Islami, Latifi (Ramadani 77’), Tamba, Zejnullai (c) (Kërstevski 86’), Spahiu (Ibraimi 61’) Ndzengue (Al Hassan 77’).
Trajner: Jeton Beqiri

