FC Shkëndija – FC Qarabağ 0:1

Champions League
FC Shkëndija
0:1
August 5, 2025, Tose Proeski ArenaFull Time
FC Qarabağ
  • Bayramov 18' (P)
August 5, 2025, Tose Proeski ArenaFull Time

Kuqezinjtë zhvilluan një tjetër paraqitje të denjë evropiane, mirëpo dalin të mundur minimalisht nga një penalti e akorduar nga VAR. Në pjesën e dytë humbëm disa mundësi, mirëpo edhe portieri ynë Gaye kishte super paraqitje. 

 

  • Shkëndija mundet 1:0 nga Qarabağ FK në duelin e parë të raundit të tretë
  • Bayramov (18’) realizoi golin vetëm të takimit për pozitivë para revanshit
  • Penaltia e akorduar nga VAR u tregua momenti vendimtar i takimit 
  • Shkëndija në pjesën e dytë kirjoi shumë, por pa mundur të paktën të barazoië
  • Tjetër super paraqitje në portë kishte gardiani Baboucarr Gaye
  • Ndeshja e kthimit, të martën (12 gusht) e ardhshme në Baku

 

Në një ambient shumë të bukur me numër të mqdh te spektatorëve, Shkëndija është mundur minimalisht 1:0 nga Qarabağu i Azerbajxhanit. Ndeshja e parë e raundit të tretë eliminator të UEFA Champions League e luajtur në Shkup u vendos nga një penalti e akorduar me VAR. Bayramov ishte i saktë nga 11-të metra për gol të vetëm të takimit. Miqtë dominuan pjesën e parë dhe nuk gjetën golin e dytë vetëm shkaku i super pritjeve të portierit Gaye, mirëpo në pjesën e dytë në të njejtën lartësi do të shfaqej gardiani kundërshtar, Kohalski. Në fund, pavarësisht disfatës, Shkëndija ka para vetes edhe ndeshjen e kthimit në Baku javën e ardhshme për të provuar përmbysjen e negativës 1:0 nga ndeshja e parë. 

 

Ndeshja e radhës

Shkëndija-Shkupi

Tetovë | 08 gusht 2025 | 17:00

 

SHKËNDIJA-QARABAĞ 0:1 (0:1)

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup

Gjyqtar: Ivan Kružliak (Sllovaki)

Golashënues: Bayramov 18’ (Qarabağ)

SHKËNDIJA: Gajé, Trumçi, Fetai, Cakë, Webster, R. Ramadani, Alhassan (46’ Qaka), Krasniqi (46’ Zejnulai), Tamba (80’ Ademi), Latifi (62’ Krstevski), Ibraimi (89’ F. Ramadani).

Trajner: Jeton Beqiri

QARABAG: Kohalski, Mateus Silva (80’ Huseynov), Mustafazade, Medina, Bayramov (73’ Jafarguliev), Pedro Bicalho, Kady Borges (73’ Kashchuk), Leandro Andrade (80’ Kouakou), Aday (58’ Jankovic), Zoubir, Akhundzade.

Trajner: Gurban Gurbanov

Share
go top