FC Shkëndija- Ibraimi 33'
January 24, 2026, SB Sport, BelekFull Time
FC PODBREZOVA- Deml 61'
- Havrylenko 68'
January 24, 2026, SB Sport, BelekFull TimeKuqezinjtë zhvilluan testin e dytë në përgatitjet në Turqi, përballë Podbrezovás. Ndeshja u mbyll 2:1 për sllovakët, me Shkëndijën që kishte epërsi 1:0 pas golit të Ibraimit në pjesën e parë.
Shkëndija ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalia të Turqisë, ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve dimërore. Pavarësisht ngarkesave të shumta në seancat stërvitore, ekipi po kërkon vazhdimisht të ndërtojë lojën, ndërsa përmes këtyre testeve stafi teknik synon ngritjen e formës dhe filtrimin e formacionit.
Kuqezinjtë dominuan pjesën më të madhe të takimit dhe kaluan në epërsi në minutën e 32-të, kur pas një topi të rrëmbyer në mesfushë dhe një aksioni të shpejtë nga Spahiu, Ibraimi realizoi për 1:0. Deri në fund të pjesës së parë dhe në vazhdimësi, Shkëndija pati edhe disa raste të tjera për të shënuar.
Në minutën e 60-të, pas një rivënie nga këndi, skuadra sllovake barazoi me golin e Ondrej Demit. Fillimisht arbitrat nuk e akorduan golin, duke menduar se topi kishte hyrë nga pjesa e jashtme e rrjetës, por pas pamjeve video të ofruara nga fotografi i ekipit kundërshtar, një “VAR” i improvizuar, vendimi u korrigjua dhe u tregua qendra. Tetë minuta më vonë, pas një kundërsulmi të shpejtë, Andriy Havrylenko shënoi golin e dytë për Podbrezován.
Deri në fund pati raste nga të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar. Shkëndija do të vazhdojë përgatitjet në Antalia, ku e presin edhe dy ndeshje të tjera kontrolluese para rikthimit në Tetovë.
SHKËNDIJA-PODBREZOVÁ 1:2 (1:0)
Terreni: SB Sport në Belek – Antali
Golashënues: Ibraimi 32’ (Shkëndija), ndërsa Demi 60’ dhe Havrylenko 68’ (Podbrezová)
SHKËNDIJA: Gaye, Murati, Fetai, Meliqi, Ajeti, Islami, Alhassan (c), Tamba, Spahiu, Latifi, Ibraimi (c).
Luajtën edhe: Amzai, Trumçi, Webster, Zejnullai, Jakupi, Krasniqi, Ndezngue, Mazari dhe Ceka.
Trajner: Jeton Beqiri

