FC Shkëndija – FC Makedonija GJ.P. 7:2

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Mazari 9' 67'
  • F.Ramadani 16'
  • Meliqi 31'
  • Ademi 73'
  • Belica 81'
  • Latifi 84'
7:2
November 10, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC Makedonija GJ.P
  • Etemi 20'
  • Sulejmani 89'
November 10, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time

Fitore rutinore ndaj formacionit të ri të Makedonija Gj.P. në duelin e xhiros së 13-të të LPFMV. 

  • Shkëndija shënon fitore rekorde 7:2 përballë Makedonija Gj.P. në LPFMV
  • Mysafirët luajtën me formacionin e të rinjëve, shkaku i problemeve me pagat
  • Atdhe Mazari shënoi dy golat e parë në kampionat me fanellën e Shkëndijës
  • F. Ramadani, Meliqi, Ademi, Belica dhe Latifi, shtuan nga një gol
  • Edhe mbrojtësit Anes Meliqi e Egzon Belica gjetën golat e parë me fanellën kuqezi
  • Endrit Krasniqi hyri nga bankina, derisa për pak minuta prodhoi dy asiste 

Në një ditë ku gjithçka foli në gjuhën e sulmit, Shkëndija dominoi plotësisht ndeshjen ndaj Makedonija Gj.P., duke shënuar fitore të thellë 7:2 në Tetovë. Skuadra mysafire, e përfshirë në probleme të brendshme, udhëtoi në Tetovë me një formacion tërësisht të ri, ku nga formacioni standard munguan shumica e titullarëve, përjashtim bënë vetëm të huajt Cabarcas dhe Estupinjan.

Kuqezinjtë e nisën furishëm takimin dhe që në minutën e 9-të Mazari zhbllokoi rezultatin. Pas tij, Florent Ramadani dhe Meliqi vulosën epërsinë 3:1 në pjesën e parë, ndërsa Shkëndija humbi rastin për ta thelluar diferencën në minutën e 26, kur penalltia e Ademit u ndal nga portieri Jovçev.

Në pjesën e dytë, dominimi i Shkëndijës u shndërrua në spektakël golash. Mazari realizoi dopietë, ndërsa Ademi, Belica dhe Latifi plotësuan “shtatëshen” e kuqezinjve, përballë një rivali që vetëm zbuti shifrat në fund me Sulejmanin.

Një fitore bindëse për Shkëndijën, që e konfirmon formën e mirë dhe vazhdon rrugëtimin drejt objektivave në sezonin 2025/26.

Ndeshja e radhës

Shkupi-Shkëndija

Strugë | 15 nëntor 2025 | 13:00

SHKËNDIJA-MAKEDONIJA GJ.P. 7:2 (3:1)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Gjyqtar: Benjamin Qerimi (Shkup)

Golashënues: Mazari 9′ dhe 67′, F.Ramadani 16′, Meliqi 31′, Ademi 73′, Belica 81′ dhe Latifi 84′ (Shkëndija), ndërsa Etemi 20′ dhe Sulejmani 89′ (Makedonija Gj.P.)

SHKËNDIJA: Ramani, Belica, Ibraimi (c) (Tamba 72’), F. Ramadani, Ademi (Spahiu 81’), Murati, Mazari (Latifi 81’), Ajeti, Meliqi (Trumçi 46’), Jakupi, Qaka (Krasniqi 72’).

Trajner: Jeton Beqiri

MAKEDONIJA GJ.P.: Jovçev, Martinovski (c), Cabarcas, Stefanov (Kostiq 55’), Talevski (Jovanoviq 85’), Ismani, Bllazhevski (Apostoloski 85’), Estupinjan (Sulejmani 74’), Sherifi, Etemi (Mladenoviq 55’), Xhangarovski. 

Trajner: Bobi Stojkoski

 
Share
go top