FC Shkëndija – FC Ludogorets 2:1

Europa League
FC Shkëndija
  • Latifi 36'
  • Ibraimi 60'
2:1
August 21, 2025, "Todor Proeski" ArenaFull Time
FC Ludogorets
  • Duarte 18'
August 21, 2025, "Todor Proeski" ArenaFull Time

Shkëndijë fantastike që mund 14 herë kampionët e Bullgarisë në një tjetër mbrëmje magjike europiane në Shkup. Latifi e Ibraimi përmbysin epërsinë e Ludogoretsit. 

 

  • Shkëndija fiton 2:1 Ludogoretsin në duelin e parë të play offit të Europa League
  • Shkëlqeu me gol dhe asist Latifi, shënon edhe Ibraimi, Gaye super në portë
  • Kuqezinjtë dominuan, por Duarte u dha epërsi 1:0 miqve pas 18 minutave lojë
  • Liridon Latifit (35′) me gol spektakolar nga gjuajtja e lirë solli simetri në rezultat
  • Pas një ore lojë, Besart Ibraimi sjell epërsi 2:1 pas asistit të marrë nga Latifi
  • Portieri Babouccar Gaye ndali disa tentativa serioze të miqve në pjesën e dytë
  • Ndeshja e kthimit, të enjten (28 gusht) e ardhshme në Razgrad të Bullgarisë

 

Shkëndija ka arritur një fitore të bukur 2:1 ndaj Ludogorecit të Bullgarisë në ndeshjen e parë të play offit për UEFA Europa League e zhvilluar në Arenën “Todor Proeski” në Shkup. Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi me golin e Duartes në minutën e 18-të, por kuqezinjtë reaguan shpejt dhe arritën të barazojnë me anë të Liridon Latifit me një super gol të vërtetë në minutën e 35-të, duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 1:1. 

Në pjesën e dytë Shkëndija u tregua më kërkuese dhe pas disa rasteve të krijuara, kapiteni Besart Ibraimi shënoi pas asitit të Latifit në minutën e 60-të, duke i dhënë epërsinë e merituar skuadrës sonë.

Deri në fund kuqezinjtë menaxhuan mirë lojën dhe humbëm mundësi të mira për golin e tretë, megjithëse edhe miqtë kishin dy tre kërcënime që u neutralizuan nga super Gaye në portën kuqezi.

Fitorja ndaj kampionëve bullgarë është motiv shtesë për Shkëndijën në verën magjike evropiane dhe epërsi para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme në Bullgari, ndërsa atmosfera e krijuar nga rreth 7.500 tifozët në stadium e bëri ndeshjen edhe më të veçantë.

 

Ndeshja e radhës

Shkëndija-Arsimi

Tetovë | 24 gusht 2025 | 17:00

 

SHKËNDIJA-LUDOGORETS 2:1 (1:1)

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup

Gjyqtar: Chris Kavanagh (Angli)

Golashënues: Latifi 35’ dhe Ibraimi 60’ (Shkëndija), ndërsa Duarte 18’ (Ludogorets).

SHKËNDIJA: Gajé, Trumçi, Fetai, Caka, Webster, Alhassan (90’ Meliqi), R. Ramadani, Tamba (90’ Murati), Zejnullai (72’ Krasniqi), Latifi (72’ Krstevski), Ibraimi (85’ F. Ramadani).

Trajner: Jeton Beqiri

LUDOGORETS: Padt, Son, Nahimias, Almeida, Nedyalkov, Pedro Naresi, Duarte (66’ Choçev), Stanić (66’ Kaloç), Erik Markus (81’ Ivanov), Bile (72’ Machado), Couiar (66’ Tekpetei).

Trajner: Rui Mota

Share
go top