FC Shkëndija – FC Jagiellonia Białystok 1:1

Conference League
FC Shkëndija
  • Latifi 49'
1:1
November 6, 2025, Tose Proeski ArenaFull Time
FC Jagiellonia Białystok
  • Lozano 90+10
November 6, 2025, Tose Proeski ArenaFull Time

Barazim i pafat i kuqezinjëve që lëshojnë fitoren në sekondat e fundit të takimit. Latifi na dha epërsi, derisa Lozano barazoi në minutën e 10-të shtesë. 

  • Shkëndija barazon 1:1 me Jagiellonian e Polonisë në xhiron e tretë të UEFA Conference League
  • Latifi na dha epërsi 1:0 pas një goditje me kokë në minutën e 49-të të takimit
  • Lozano shënoi për miqtë në minutën e 90’+10 për barazim 1:1
  • Momente paniku në fund të pjesës së parë kur Zejnullai humbi ndjenjat
  • Të hënën luajmë në kampionatin vendor përballë Makedonija Gj.P. në Tetovë

Shkëndija ka zhvilluar një ndeshje të bukur dhe dominuese në duelin e tretë të fazës kryesore në UEFA Conference League, por fitorja iu rrëshqiti nga duart në sekondat e fundit, duke u mbyllur me rezultatin 1:1 kundër polakëve të Jagiellonias.

Kuqezinjtë u paraqitën me shumë energji dhe vendosmëri, duke krijuar disa mundësi të mira në pjesën e parë. Megjithatë, një moment shqetësues ndodhi para pushimit, kur Arbin Zejnullai u përplas dhe humbi ndjenjat pas një goditjeje në fytyrë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor, situata u stabilizua, por Zejnullai u detyrua të largohej nga loja, duke u zëvendësuar me Krasniqin.

Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Në minutën e 49-të, pas një krosimi të saktë nga krahu, Liridon Latifi goditi saktë me kokë, duke tundur rrjetën për epërsinë 1:0. Pas golit, Shkëndija kishte edhe disa mundësi të pastra për të dyfishuar rezultatin, por mungoi finalizimi i saktë.

Në shtesën prej 7 minutash që u zgjat deri në 10, në sekondat e fundit të lojës, polakët arritën të barazonin me golin e Lozanos, duke ua mohuar kuqezinjve një fitore që e meritonin plotësisht.

Ky ishte barazimi i parë i Shkëndijës në tre ndeshjet e zhvilluara deri tani në fazën e grupeve të Conference League, me çka kuqezinjtë arrijnë në kuotën e 4 pikëve.

Ndeshja e radhës

Shkëndija-Makedonija Gj.P.

Tetovë | 10 nëntor 2025 | 13:00

Share
go top