FC Detonit Plackovica
February 26, 2025, RadovishFull Time
FC Shkëndija- Shala 23'
February 26, 2025, RadovishFull TimeNjë gol i Adenis Shalës na jep kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së vendit, pasi fitojmë 1:0 Detonit Pllaçkovicën në Radovish.
DETONIT – SHKËNDIJA 0:1 (0:1)
Stadiumi i qyteti në Radovish
Golashënues: Shala 23’ (Shkëndija)
Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
DETONIT: Gjorgiev, Velkovski, Manasievski, Joshevski (Kapsarov 80’), Rushiti (Smilkov 86’), Masevski, Janevski (Mitrevski 86’), Trajkoski, Hristov (c), Radeski, Debreshlioski (Kostov 69’).
Trajner: Goran Zdravkov
SHKËNDIJA: Jankov, R. Ramadani, F. Ramadani (Qaka 86’), Ademi (Tamba 86’), Webster, Shala, Kocev (Trumçi 61’), Meliqi, Jakupi (Kërstevski 70’), Nuhija (Alhassan 70’), Adili.
Trajner: Jeton Beqiri
Kuqezinjtë bëjnë detyrën në Kupë, pasi mundim 1:0 Detonit Pllaçkovicën në çerekfinale dhe kalojmë në mesin e 4 ekipeve më të mira të këtij edicioni të garës më masovike në vend.
Me formacion të kombinuar Shkëndija mund të avansonte pas 40 sekondave lojë kur e majta e Nuhijas nuk gjeti kuadratin. Kuqezinjtë vazhduan dominimin dhe kishim tentativa me Jakupin e Kocevin, duke paralajmëruar epërsinë që do të vinte në minutën e 23-të. Pas një aksioni të bukur Kocev harkon ashpër para portës ku Shala me kokë “ngulit” topin në rrjetë për avantazh 1:0. Në minutën e 25-të pas një harkimi nga këndi dhe goditjes së R. Ramadanit me Kokë, topi ndalet me dorë nga një mbrojtës vendas, derisa penaltinë e fituar e shpërdoron Fiton Ademi që godet nga 11-të metërshi mbi portë.
Pjesa e dytë nisi me kanosjen e Jakupit që u ndal nga portieri Gjorgiev, derisa gardiani vendas në vazhdim regjistroi disa intervenime shumë të mira duke na mohuar golin e dytë. Epërsia jonë minimale sikur ju dha shpresë vendasve për të provuar gjithçka në minutat e fundit, mirëpo kuqezinjtë menaxhuan mirë gjërat dhe në fund me fitore minimale 1:0 kalojmë në gjysmëfinale të Kupës.
Ndeshja e radhës
Në fundjavë i kthehemi kampionatit kur në Tetovë në kuadër të xhiros së 21-të presim Tikveshin.
Shkëndija-Tikveshi 02.03.2025

