FC Shkëndija- Krasniqi 85'
June 25, 2025, ČatežFull Time
FC CSKA Sofia- Ivanov 60'
June 25, 2025, ČatežFull TimeShkëndija barazon 1:1 përballë ekipit cilësor bullgar, CSKA Sofia. Krasniqi realizon super gol për kuqezinjtë.
Në temperatura të larta dhe të vështira për lojë (posaçërisht në pjesën e parë), Shkëndija ka zhvilluar ndeshjen e tretë miqësore të fazës përgatitore në Slloveni, duke barazuar 1:1 përballë ekipit cilësor bullgar, CSKA Sofia.
Pjesa e parë u karakterizua me ritëm të ulët, ku vapa e madhe ndikoi në intensitetin dhe performancën e të dyja skuadrave. Tamba dhe Qaka patën tentativa për të rrezikuar portën kundërshtare, por pa rezultat konkret.
Pjesa e dytë solli më shumë gjallëri dhe solli dy gola. Fillimisht, Trumçi shpëtoi skuadrën nga një gol i sigurt, por në minutën e 60-të bullgarët kaluan në epërsi pas një situate të pamenaxhuar mirë nga mbrojtja kuqezi. Ivanov realizoi për 1:0.
Shkëndija reagoi dhe krijoi disa mundësi të mira, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 84-të kur Qaka fitoi topin në presion, Jakupi e nisi aksionin që përfundoi me goditjen fantastike të Krasniqit për 1:1.
Kjo ishte miqësorja e tretë e zhvilluar në Slloveni, ndërsa skuadra menjëherë pas ndeshjes është nisur drejt Tetovës, duke përfunduar më herët qëndrimin për shkak të obligimeve logjistike për përgatitjen e ndeshjes së parë kualifikuese në Champions League ndaj The New Saints në Uells.
CSKA SOFIA-SHKËNDIJA 1:1 (0:0)
Terreni në Terme Čatež në Slloveni
Golashënues: Ivanov 60’ (CSKA Sofia), ndërsa Krasniqi 84’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Fetai, Cake (c), Ajeti, R. Ramadani, Nuhija, Qaka, Tamba, Kërstevski, Ademi.
Luajtën edhe: Gaye, Webster, Latifi, F. Ramadani, Meliqi, Krasniqi, Jakupi, Murati dhe Ceka.
Trajner: Jeton Beqiri

