FC Shkëndija- Ndzengue 16'
- Kryeziu 45+3'
September 18, 2026, GostivarFull Time
FC Bashkimi- Ismaili 42'
September 18, 2026, GostivarFull TimeKuqezinjtë rikthehen në ritmin e fitoreve me një paraqitje bindëse ndaj Bashkimit dhe e mbyllin ndeshjen me rezultat 4:1. Me këtë triumf, Shkëndija ruan pozitën e parë në tabelën e LPVMV-së para pauzës ndërkombëtare.
- Shkëndija rikthehet te fitorja, triumf 4:1 ndaj Bashkimit në Gostivar
- Ndzengue, Kryeziu, Tamba dhe Trumçi shqnuan golat për tanët
- Ismaili (42’) realizoi për barazim të përkohëshëm të Bashkimit
- Kjo ishte fitorja e 6-të sezonale, ruajmë kreun tashmë me 19 pikë
- Pason pauza ndërkombëtare dhe futboll kampional nuk do të ketë 3 javë
Kthehemi te triumfi, pasi dy xhirot e fundit ndaleshim nga Tikveshi (humbje 1:3) dhe Arsimi (barazim 2:2). Kuqezinjtë me sukses kaluan xhiron e 8-të në LPFMV, duke marrë triumfin e 6-të sezonal pasi mundëm 4:1 Bashkimin.
Shkëndija e nisi ndeshjen me qasje ofensive, ndërsa pas disa rasteve të humbura epërsia erdhi në minutën e 16-të, kur Fabrice Tamba asistoi për Ndzenguen, i cili nga afërsia realizoi për 1:0. Pasi ne nuk sollëm dyfishim rezultati, Bashkimi arriti të barazojë në minutën e 42-të përmes Fati Ismailit, që shfrytëzoi një rëmujë para portës sonë. Por përgjigjja e kuqezinjve ishte e menjëhershme. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Almir Kryeziu shënoi për 2:1, duke përfituar nga topi pa kontrolluar mirë nga portieri mysafir pas goditjes së Krasniqit.
Në pjesën e dytë, Shkëndija kontrolloi ritmin dhe krijoi mundësi të tjera. Fabrice Tamba realizoi golin e tretë (71’) pas një aksioni të bukur të ekipit dhe asistit të Krasniqit. Ky ishte goli i katërt i Tambës këtë sezon. Trumçi vulosi fitoren 4:1 me gol 3 minuta para fundit.
Me këtë fitore, Shkëndija i rikthehet suksesit në kampionat dhe e ruan kreun e tabelës para pauzës ndërkombëtare.
Ndeshja e radhës
Shkëndija H.-Shkëndija T.
Shkup | 9 Tetor 2026 | 15:00
SHKËNDIJA-BASHKIMI 4:1 (2:1)
Stadiumi i qytetit në Gostivar
Gjyqtar: Fatmir Bafti
Golashënues: Ndzengue 16’, Kryeziu 45’+2, Tamba 71’ dhe Trumçi 87’ (Shkëndija), ndërsa Ismaili 42’ (Bashkimi)
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Manev, Meliqi, Zejnullai (c), Islami, Rafa, Tamba (Gjorgjievski 89’), Krasniqi (Ceka 89’), Kryeziu (Kërstevski 85’), Ndzengue (Ibraimi 68’).
Trajner: Artim Pollozhani
BASHKIMI: Aliju, Iseni (Saiti 72’), Ismaili, Ribeiro, Januzi (Limani 59’), Da Silva, Murati (c), Majimona, Stafa (Fawzi 66’), Ristovski, Hasan.
Trajner: Shaban Suliman

