FC Shkëndija – FC Bashkimi 2:3

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Tamba 5'
  • Ibraimi 65'
2:3
April 27, 2026, Tetovë "Stadiumi i qyetit"Full Time
FC Bashkimi
  • Avornyo 9'
  • Orr 35' 38'
April 27, 2026, Tetovë "Stadiumi i qyetit"Full Time

Mundemi në Tetovë nga Bashkimi i Kumanovës me rezultat 3:2 në duelin e xhiros së 29-të në LPFMV. 

  • Humbje në moment të papërshtatshëm për kuqezinjtë në garën për titullin kampion
  • E pafalshme mënyra si pranuam 3 gola në pjesën e parë, pas epësisë 1:0
  • Tamba na dha epërsi pas 5 minutave lojë, kur realizoi pas asistit të Krasniqit
  • Avornyo (9’) dhe Orr (35’ dhe 38’) shënuan golat për përmbysje dhe epërsi të miqve
  • Krasniqi sërish asiston, ndërsa tani Ibraimi (65’) gjen golin për rezultat 2:3
  • Disfata na len 4 pikë larg vendit të parë kur ka edhe 4 xhiro deri në fund të kampionatit

Humbje 3:2 e Shkëndijës nga Bashkimi i Kumanovës në Tetovë, në kuadër të xhiros së 29-të. Kështu është  vështirësuar ndjeshëm rruga drejt titullit kampion. Ndeshja nisi mirë për “kuqezinjtë” kur në minutën e 5-të, pas një asisti të Krasniqit, Tamba shënoi për 1:0. Megjithatë, kjo epërsi nuk zgjati shumë dhe situata u përmbys gjatë lojës. Fillimisht Avornyo në minutën e nëntë shënoi për 1:1. Shkëndija doli para duke rikërkuar epërsinë, megjithatë, në fund të pjesës së parë situata u bë “malore” kir në minutat 35 dhe 38, Nikel Or realizoi dy herë për epërsinë e mysafirëve 3:1.

Në pjesën e dytë, Shkëndija kërkoi fuqishëm rikthimin në lojë. Latifi goditi skaj portës dhe Zejnullai provoi me roveshatë brenda zonës, por pa sukses. Goli erdhi në minutën e 65-të për 2:3, kur Ibrahimi shënoi pas asistit të Krasniqit. Deri në fund, Shkëndija kërkoi barazimin, duke iu afruar shumë në minutën e 90-të, kur pas një harkimi nga këndi, goditja me kokë e Meliqit përfundoi mbi portë.

Një disfatë e papërshtatshme që na lë 4 pikë larg vendit të parë, me edhe 4 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Ndeshja e radhës

Sileksi-Shkëndija

Kratovë | 1 maj 2026 | 16:00

SHKËNDIJA-BASHKIMI 2:3 (1:3)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Gjyqtar: Fatmir Bafto (Ohër)

Golashënues: Tamba 5’ dhe Ibraimi 65’ (Shkëndija), ndërsa Avornyo 9, Orr 35’ e 38’ (Bashkimi)

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Meliqi, Webster, Islami (Ndzengue 60’), Zejnullai (Alhassan 88’), Tamba (Kërstevski 60’), Krasniqi, Latifi (Mazari 88’), Ibraimi (c).

Trajner: Jeton Beqiri

BASHKIMI: Jashar, Panovski, R. Murati, Mislimi, Orr (Asani 67’), Travali, A. Murati, Aleksovski (Saiti 78’), Zuka (c), Ribeiro, Avornyo (Memeti 81’).

Trajner: Blazhe Janakievski

Share
go top