FC Shkëndija – FC Bashkimi 5:1

Friendly
FC Shkëndija
  • Krstevski 34'
  • Ibraimi 42' (P)
  • Liçina 57' (OG)
  • Jakupi 107'
  • Spahiu 114'
5:1
October 16, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC Bashkimi
  • Saiti 110'
October 16, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time

Shkëndija dhe Bashkimi zhvilluan ndeshje miqësore në Tetovë, për të kompensuar pauzën kampionale. Kuqezinjtë fituan 5:1 në duelin që u luajt 4 pjesë nga 30 minuta. 

Pushimi i kampionatit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare dhe shtyrjes së xhiros së ardhshme për një javë, si pasojë e zgjedhjeve lokale në vend, u shfrytëzua nga Shkëndija dhe Bashkimi për të zhvilluar një ndeshje miqësore testuese në Tetovë.

Qëllimi i të dy trajnerëve ishte mbajtja e ritmit garues dhe ofrimi i minutazhit për të gjithë futbollistët. Për këtë arsye, palët u dakorduan që ndeshja të zhvillohet në katër pjesë nga 30 minuta, me ndryshim të plotë të formacioneve pas çdo 60 minutash (te Shkëndija vijuan më gjatë vetëm Amzai, Fetai dhe Ajeti).

Ndeshja nisi me dominim të Shkëndijës, që krijoi disa raste të pastra. Në minutën e 31-të e Krasniqi shërbeu bukur për Kërstevski, i cili kaloi portierin dhe shënoi për 1:0. Në minutën e 43-të, Ibraimi fitoi dhe realizoi një penallti, pas një pasimi të shkëlqyer nga Tamba, duke dyfishuar epërsinë (2:0). Pas pushimit, Liçina i Bashkimit devijoi gabimisht në portën e vet pas harkimit të Trumçit për 3:0, ndërsa më pas Jakupi (107’) pas asistit të Qakës shtoi rezultatin në 4:0. Bashkimi ngushtoi përkohësisht në 4:1 me golin e Hebib Saitit (110’), por rezultatin përfundimtar 5:1 e vulosi Spahiu (114’) pas asistit të Ademit.

SHKËNDIJA-BASHKIMI 5:1 (3:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Golashënues: Kërstevski 31’, Ibraimi 43’ (pen.), Liçina (autogol) 57’, Jakupi 107’ dhe Spahiu 114’ (Shkëndija), ndërsa H. Saiti 110’ (Bashkimi) 

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Fetai, Belica, Ajeti, Zejnullai, Alhassan, Tamba, Krasniqi, Kërstevski, Ibraimi (c).

Luajtën edhe: Murati, Webster, Qaka, F. Ramadani, Mazari, Jakupi, Spahiu, Ademi, Ramani, Meliqi dhe Ceka.

Trajner: Jeton Beqiri

Share
go top