FC Rayo Vallecano – FC Shkëndija 2:0

Conference League
FC Rayo Vallecano
  • López 28'
  • Pérez 31'
2:0
October 2, 2025, Estadio de VallecasFull Time
FC Shkëndija
October 2, 2025, Estadio de VallecasFull Time

Kuqezinjtë dalin të mundur nga Rayo Vallecano në debutimin historik në UEFA Conference League. Dy gola në pjesën e parë vendosën takimin, derisa në të dytën kuqezinjtë nuk patën fat të shënojnë. 

 

  • Shkëndija mundet 2:0 nga Rayo Vallecano në hapje të UEFA Conference League
  • Lopez dhe Perez realizuan golat (28’ dhe 32’) për fitoren e ekipit spanjol
  • Shkëndija në të dytën ishte më kompakte, por pa mundur të gjejë golin e nderit
  • Portieri Boubacarr Gaye kishte paraqitje shumë pozitive në portën tonë
  • Inkuadrimi i Sebastjan Spahiut solli freski në lojën tonë në fazën sulmuese
  • Shkëndija ndeshjen e parë si vendas në Conference League e luan ndaj Shelbourne nga Irlanda më 23 tetor në Shkup

 

Kuqezinjtë debutuan me dinjitet në fazën kryesore të UEFA Conference League, megjithëse ndeshja përfundoi me fitore të vendasve nga La Liga.

 

Shkëndija e nisi mirë takimin në “Estadio Vallecas”, duke qëndruar kompakte dhe duke i rezistuar presionit të Rayo-s, që kishte më shumë posedim. Megjithatë, diferenca u bë brenda vetëm katër minutave, fillimisht López (28’) realizoi pas një aksioni nga krahu i djathtë, ndërsa Pérez (32’) dyfishoi shifrat.

 

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u shfaqën më të qetë në mbrojtje dhe me disa dalje të rrezikshme përpara. Futja në lojë e Sebastjan Spahiut solli freski në repartin ofensiv, por goli i nderit mungoi. Në fund, tri pikët mbetën në Madrid, ndërsa Shkëndija do të kërkojë shanset e saj në ndeshjet e ardhshme të grupit.

 

Ndeshja e radhës

Pelisteri-Shkëndija

Manastir | 06 tetor 2025 | 18:00

 

RAYO VALLECANO – SHKËNDIJA 2:0 (2:0)

“Estadio de Vallecas” në Madrid

Gjyqtar: Mohammad Al-Emara (Finlandë) 

Shënuesit: Lopez 28’ dhe Perez 32’ (Rayo Vallecano)

RAYO VALLECANO: Batala, Balliu, Lejeune, Vertrouwd, Pacha, Lopez (Diaz 60’), Gumbau (Ciss 77’), Trejo (Isi 70’), Perez (Becerra 77’), Camello, Garcia (De Frutos 60’).

Trajner: Iñigo Perez

SHKËNDIJA: Gajé, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Qaka (Alhassan 46’), R. Ramadani, Tamba (F. Ramadani 86’), Krasniqi (Zejnullai 56’), Latifi (Kërstevski 66’), Ibraimi (Spahiu 66’).

Trajner: Jeton Beqiri

 
Share
go top