FC Shkëndija – FC Dinamo City 2:1

Friendly
FC Shkëndija
  • Krasniqi 31'
  • Jakupi 66'
2:1
July 1, 2025, TetovëFull Time
FC Dinamo City
  • Itodo 41'
July 1, 2025, TetovëFull Time

Zhvillohet testi i fundit para Europës. Shkëndija dhe Dinamo City përfundojnë fazën përgatitore me duel cilësor në Tetovë. Ndeshje me ritëm e fair play mes dy skuadrave që do luajnë në garat evropiane. 

 

Një miqësore luksi u zhvillua të martën pasdite në stadiumin e Qytetit në Tetovë, aty ku Shkëndija priti Dinamo Cityn nga Tirana në një duel përmbyllës të fazës përgatitore. Takimi u karakterizua me ritëm të lartë dhe respekt të ndërsjellë, duke ofruar 90 minuta futboll të denjë për një duel kampionati.

 

Të dyja skuadrat që këtë verë do të përfaqësojnë vendet respektive në garat e UEFA-s, u treguan të gatshme për sfidat që i presin. Ndeshja nisi me intensitet të lartë, Dinamo gjeti rrjetën në sulmin e parë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa një situatë e njëjtë ndodhi edhe në anën tjetër për Shkëndijën.

 

Kuqezinjtë morën disi më shumë iniciativë në vazhdim dhe pas disa tentimeve, arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 31-të. Fiton Ademi shërbeu bukur për Endrit Krasniqin, i cili futet në zonë dhe me qetësi finalizon për 1:0. Dinamo reagoi dhe barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë, kur Bregu asiston saktë për Itodon që shënon për 1:1.

 

Pjesa e dytë nisi me shumë zëvendësime nga të dyja palët. Shkëndija pati mundësinë të kalojë në epërsi nga penaltia, por tentativa e Tambës shkoi mbi portë. Megjithatë, goli i fitores do të vinte në minutën e 67-të, kur Lorik Jakupi me një goditje të bukur realizon për 2:1.

 

Me këtë takim, të dy ekipet mbyllin përgatitjet para përballjeve evropiane. Dinamo City pret sfidat e UEFA Conference League, ndërsa Shkëndija udhëton në Uells për të përballuar The New Saints në raundin e parë të UEFA Champions League.

 

Ndeshja ndaj Dinamos u shënua si një provë e vlefshme për të dyja palët dhe dëshmoi edhe një herë vlerat e futbollit shqiptar brenda dhe jashtë kufijve. Dinamo City meriton respekt për paraqitjen dhe korrektësinë në këtë duel vëllazëror.

 

 

SHKËNDIJA-DINAMO CITY 2:1 (1:1)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Golashënues: Krasniqi 31’ dhe Jakupi 67’ (Shkëndija), ndërsa Itodo 41’ (Dinamo City)

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake (c), Webster, Qaka, Nuhija, Krasniqi, Tamba, Latifi, Ademi. 

Luajtën edhe: Amzai, Meliqi, Ajeti, R. Ramadani, Alhassan, F. Ramadani, Kërstevski, Murati, Jakupi, Ibraimi, Ceka.

Trajner: Jeton Beqiri

Share
go top