FC Makedonija GJ.P. – FC Shkëndija 1:3

Macedonian First League
FC Makedonija GJ.P
  • Glishiq 90+2'
1:3
August 16, 2025, ShkupFull Time
FC Shkëndija
  • Ademi 10'
  • Krasniqi (P) 53'
  • Tamba 67'
August 16, 2025, ShkupFull Time

Shkëndijë racionale në Shkup ku me ekip të kombinuar mundim 3:1 Makedonija Gj.P.. Ademi, Krasniqi dhe Tamba shënuan golat për fitore të dytë sezonale.

 

  • Kuqezinjtë marrin fitoren e dytë sezonale, duke mundur 3:1 Makedonija Gj.P.
  • Ashtu si me Shkupin edhe sot në fushë ishim me formacion të kombinuar
  • Ademi (9’) me asist të Krasniqit na dha epërsi 1:0 pas pjesës së parë
  • Vendasit mbetën me 10 lojtarë kur Cabarcas doli me të kuq në min. 16
  • Krasniqi (pen.54’) dhe Tamba (68’) shënuan  në pjesën e dytë për rezultat 3:0 
  • Glishiq në minutën e fundit realizoi golin e nderit për skuadrën e Makedonija Gj.P. 

 

Shkëndija ka marrë një fitore të rëndësishme 1:3 në fushën e kundërshtarit, duke treguar lojë të sigurt dhe efikase. Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë dhe që në minutën e 9-të Fiton Ademi shënoi golin e epërsisë pas presionit të lartë dhe asistit të Krasniqit. Vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën e 16-të, çka u shfrytëzua në maksimum nga ekipi ynë. Në pjesën e dytë Krasniqi shënoi nga penalltia (54’), ndërsa Tamba e çoi rezultatin në 0:3 pas asistit të Ibraimit (68’). Në minutat shtesë vendasit ngushtuan diferencën me Glishiq (90’), duke e vulosur rezultatin përfundimtar 1:3.

 

Shkëndija merr tre pikë të plota dhe vazhdon rrugëtimin me ambicie të qarta drejt objektivave sezonalë.

 

Ndeshja e radhës

Shkëndija-Ludogorets

Shkup | 21 gusht 2025 | 20:00

 

MAKEDONIJA GJ.P.-SHKËNDIJA 1:3 (0:1)

Stadiumi në Gjorçe Petrov të Shkupit

Gjyqtar: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)

Golashënues: Glishiq 90’ (Makedonija Gj.P.), ndësa Ademi 9’, Krasniqi pen. 54’ dhe Tamba 68’ (Shkëndija)

Karton i kuq: Cabarcas 16’ (Makedonija Gj.P.)

MAKEDONIJA GJ.P.: Efremov, Cabarcas, Sofijanoski, Guerero (Hristov 65’), Doshev (Slavkov 65’), Ramiq (Abdulla 24’), Jovanoviq, Popzllatanov (c) (Markoski 80’), Glishiq, Pecov, Stoilov.

Trajner: Boban Grnçarov

SHKËNDIJA: Gajé, Murati, R. Ramadani (Kërstevski 77’), Meliqi, Ajeti, Alhassan (Nuhija 62’), Qaka (Ibraimi 62’), Jakupi, Krasniqi (Zejnullai 62’), F. Ramadani (c), Ademi (Tamba 27’).

Trajner: Jeton Beqiri

Share
go top