FC Makedonija GJ.P
March 21, 2026, ShkupFull Time
FC Shkëndija- Krasniqi 53'
March 21, 2026, ShkupFull TimeEndrit Krasniqi na jep fitore 1:0 në transfertën me Makedonija Gj.P., për tu barazuar me pikë me vendin e parë, pasi Arsimi mundi Vardarin.
- Fitore e madhe në Shkup, Shkëndija barazohet në krye të tabelës me Vardarin
- Marrim fitoren e 7 krahas një barazimi në 8 ndeshje kampionale në pranverë
- Endrit Krasniqi realizoi golin e vetëm (53’) të takimit për tre pikë të reja
- Kuqezinjtë kishin edhe disa mundësi tjera për ta bërë triumfin më bindës
- Vendasit kishin vetëm një mundësi serioze në minutën e 17-të, super pritje nga Gaye
- Shkëndija tashmë ka 58 pikë dhe ndajmë pozitën e parë me Vardarin
Shkëndija ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në xhiron e 24-t të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, duke mposhtur 1:0 në transfertë Makedonija Gjorçe Petrovin. Në kombinim me humbjen e Vardarit, kuqezinjtë tashmë barazohen në vendin e parë me 58 pikë.
Skuadra jonë hyri si favorite dhe mori iniciativën që në start, ndonëse vendasit rrezikuan në minutën e 17-të, kur Pecov doli përballë portës, por Gaye reagoi në mënyrë spektakolare. Deri në pushim, Shkëndija dominoi dhe krijoi disa raste me Spahiun, Trumçin dhe Ibrahimin, por rezultati mbeti 0:0.
Në pjesën e dytë erdhi edhe goli vendimtar. Në minutën e 53-të, pas një topi të gjatë nga Imran Fetai, Krasniqi doli i vetëm përballë portës dhe realizoi për 1:0. Në vazhdim, Shkëndija administroi mirë lojën dhe ishte më pranë golit të dytë, me raste të mira nga Ndzengue dhe Tamba, por ndeshja u mbyll me rezultat minimal 1:0. Kuqezinjtë marrin tri pikë të arta dhe vazhdojnë garën për titull në krye të tabelës.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Pelisteri
Tetovë | 5 prill 2026 | 15:30
MAKEDONIJA GJ.P.-SHKËNDIJA 0:1 (0:0)
Stadiumi: Në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit
Gjyqtar: Igor Stojçevski (Shkup)
Golashënues: Krasniqi 53’ (Shkëndija)
MAKEDONIJA GJ.P.: Jankov, Sofijanoski, Adem (Xhangarovski 78’), Stojçevski, Oguzhan, Nikoliq (Guerero 69’), Estupinjan, Sherifi, Pecov (c), Riçkov, Hamziq (Galevski 89’).
Trajner: Bobi Bozhinovski
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Meliqi, Ajeti, Islami, Zejnullai (Alhassan 90’+2), Spahiu (Tamba 65’), Krasniqi (Ramadani 65’), Latifi (Kërstevski 79’), Ibraimi (c) (Ndezngue 65’).
Trajner: Jeton Beqiri

