FC Ludogorets – FC Shkëndija 4:1

Europa League
FC Ludogorets
  • Kurtulus 9'
  • Chochev 24'
  • Tekpetey 98' (EX-1)
  • E. Bile 123+ (EX-2)
4:1
August 28, 2025, Huvepharma ArenaFull Time
FC Shkëndija
  • Tamba 64'
August 28, 2025, Huvepharma ArenaFull Time

Eliminim me ndjenjë krenarie për paraqitjen e Shkëndijës, që në fushë mysafire në një moment e bëri të dukej i eliminuar Ludogoretsi. Një shans i humbur në fund, çoi ndeshjen në shtesa, ku vendasit siguruan kualifikimin. 


  • Shkëndija mundet 4:1 nga Ludogoretsi pas kohës shtesë në play off të Europa League
  • Koha e rregullt u mbyll 2:1 dhe në vazhdim ishim të pafat duke humbur 2 mundësi
  • Vendasit nisën furishëm dhe avansuan 2:0 me Kurtulus (9’) dhe Chochev (25’) 
  • Fabrice Tamba (64’) shënoi për 2:1 duke barazuar rezultatin 3:3 në total
  • Në fund (88’) kishim në duar kualifikimin, mirëpo parabola e Tambës nuk gjeti golin
  • Portieri kuqezi Babouccar Gaye sërish në nivel me seri të pritjeve vendimtare
  • Telpetey (98’) dhe Bile (120’) vulosën rezultatin 4:1 për Ludogoretsin
  • Shkëndija vazhdon në Conference League ku nesër mësojmë rivalët e ardhshëm


Kuqezinjtë janë eliminuar nga UEFA Conference League pas një përballjeje të fortë në Razgrad, ku Ludogorec fitoi 4:1 pas vazhdimeve, pasi 90-të minutat e rregullta u mbyllën me rezultat identik si në Shkup, 2:1. Rezultati i përgjithshëm në dy ndeshje doli 5:3 për vendasit. 


Pas disavantazhit të hershëm nga golat e Kurtulus (9’) dhe Chochev (25’), skuadra kuqezi u rikthye në lojë në minutën e 64’ me golin e bukur të Tambës. Shkëndija u përpoq të shtynte ndeshjen drejt kualifikimit dhe në minutën e 88-të Tamba doli në super mundësi, vendasit panë veten të eliminuar, kuqezinjtë në qiellin e shtatë, Tamba veçsa s’filloi festën, mirëpo topi kishte vendosur të ishte me bullgarët kur çuditërisht shkoi skaj shtyllë. 


Ndeshja shkoi në vazhdime, Shkëndija provoi gjithçka, por vendasit shfrytëzuan më mirë shtesën. Telpetey (98’) dhe Bile (120’) vulosën rezultatin 4:1 edhe pse paraprakisht Qaka me një goditje të bukur shkoi pranë barazimit të rezultatit të përgjithshëm. 


Pavarësisht eliminimit, skuadra tregoi karakter, me një paraqitje të guximshme përballë kampionëve bullgarë, derisa vazhdojmë sezonin më të suksesshëm dhe historik në Evropë dhe nesër do të mësojmë orarin dhe rivalët për pjesën e Ligës së Konferencës. 


LUDOGOREC – SHKËNDIJA 2:1 (2:0) | 4:1 pas vazhdimeve (5:3 rezultati i përgjithshëm)

Stadiumi “Huvehpharm Arena” në Razgrad. Gjyqtar: Urs Schneider (Zvicër).

Shënuesit: Kurtulus 9’, Chochev 25’, Telpetey 98’ dhe Bile 120’ (Ludogorets), Tamba 64’ (Shkëndija).

LUDOGOREC: Padt, Son, Kurtulis, Almeida, Nedyalkov (91’ Jordanov), Pedro Naresi, Chochev (75’ Kaloch), Duarte (68’ Staniç), Caio Vidal (83’ Telpetey), Machado (74’ Bile), Eric Marcus (108’ Ivanov).

Trajner: Rui Mota

SHKËNDIJA: Gajé, Trumçi, Webster (106’ Murati), Fetai, Cacke (112’ F. Ramadani), R. Ramadani, Alhassan (106’ Qaka), Tamba (112’ Ademi), Zeynulai (66’ Krasniqi), Latifi (89’ Krstevski), Ibraimi.

Trajner: Jeton Beqiri


Share
go top