FC Koper- Sule 18'
- Sidibé 48'
- Monseri 51'
- Jurić 63'
June 21, 2025, KodolevoFull Time
FC Shkëndija
June 21, 2025, KodolevoFull TimeDuel kontrollues në kushte të fazës përgatitore, ku ekipi ndjen ende ngarkesën e punës me dy seanca stërvitore në ditë. Mungesa e freskisë dhe disa gabime individuale ndikuan në rezultatin final kundër skuadrës sllovene.
KF Shkëndija zhvilloi sot testin e dytë miqësor në kuadër të fazës përgatitore në Slloveni, duke u përballur me skuadrën vendase FC Koper. Në një ndeshje ku u kërkua ritmi i lojës dhe konsolidimi i formës fizike, kuqezinjtë u mundën 4:0, në një duel që vjen në kohën kur skuadra ndodhet në një periudhë ngarkese intensive përgatitore.
Pjesa e parë nisi mirë për Shkëndijën, me Florent Ramadanin që në minutën e 7-të goditi shtyllën pas një rivënieje këndore. Megjithatë, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 10-të përmes Wisdom Sule, pas një aksioni të rrjedhshëm nga e djathta.
Në minutën e 35-të, erdhi momenti që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës. Tamba përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare, kaloi portierin që e ndali me faull jashtë zonës, në një situatë për karton të kuq. Pas një komunikimi të ndërsjellë, stafi teknik i Shkëndijës lejoi që Koperi të vazhdojë me 11 lojtarë. Goditja e lirë nga Webster u ndal pa vështirësi nga portieri vendas.
Në pjesën e dytë, me ndryshime në formacion dhe me lodhjen e akumuluar që u ndje më tepër, skuadra pati më pak koncentrim. Kjo u shfrytëzua nga kundërshtari që realizoi tre herë. Fillimisht në minutën e 47-të me Sidiben, pastaj në minutën e 50-të me një goditje të bukur nga distanca të Manserit, dhe në minutën e 68-të pas një gabimi në organizimin e lojës sonë, me Juriç që finalizoi për 4:0.
Në fundin e ndeshjes, Shkëndija krijoi dy raste të mira. Fillimisht në minutën e 85-të, pas një aksioni të rrjedhshëm nga Murati dhe një goditje të Kërstevskit që ndalet nga portieri, ndërsa vetëm një minutë më vonë, një tjetër tentativë e Kërstevskit ndalet nga shtylla pas harkimit të Jakupit.
Ky duel ishte pjesë e planprogramit përgatitor, ku prioritet mbetet ngarkesa fizike dhe krijimi i kohezionit në skuadër. Testi i radhës për kuqezinjtë do të zhvillohet të mërkurën (25 qershor) ndaj ekipit bullgar CSKA Sofje.
KOPER-SHKËNDIJA 4:0 (1:0)
Terreni në Zreçe në Slloveni
Golashënues: Sule 10’, Sidibe 47’, Manser 50’ dhe Juriç 68’ (Koper)
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake (c), Webster, Qaka, R. Ramadani, Tamba, F. Ramadani, Latifi, Ademi.
Luajtën edhe: Amzai, Ajeti, Meliqi, Kërstevski, Nuhija, Murati, Jakupi, Krasniqi, Ceka.
Trajner: Jeton Beqiri

