FC Drita- Manaj 20'
November 27, 2025, Fadil Vokrri StadiumFull Time
FC Shkëndija
November 27, 2025, Fadil Vokrri StadiumFull TimeMundemi minimalisht në Prishtinë në duelin e xhiros së katërt në UEFA Conference League. Goli i Manajt vendosi takimin, me kuqezinjtë që në të dytën humbën mundësi të shumta shënimi.
- Shkëndija mundet 1:0 nga Drita në takimin e xhiros së 4 të UEFA Conference League
- Arb Manaj në minutën e 20-të shënoi golin e vetëm të takimit në “Fadil Vokrri”
- Shkëndija në të dytën kishte shumë mundësi, por pa gjetur golin e barazimit
- Spektakël në tribuna, ku dy tifozeritë prodhuan atmosferë të paparë
- Shkëndija ndeshjen radhës në Europë e luan më 11 dhjetor ndaj Slovan Bratislavës në Shkup
Shkëndija pëson humbjen e dytë në fazën e ligës së UEFA Conference League, duke u mposhtur minimalisht 1:0 nga Drita e Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Një gol i shënuar nga Arb Manaj në minutën e 20-të, pas një situate të rrëmujshme në zonë, vendosi fatet e takimit.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u rikthyen me më shumë intensitet dhe presion. Trajneri Jeton Beqiri hodhi në fushë lojtarë të freskët për të shtuar presionin, dhe rasti më i madh erdhi nga Latifi, i cili goditi traversën, ndërsa disa mundësi të tjera për barazim nuk u konkretizuan.
Pavarësisht dominimit në fraksionin e dytë, Shkëndija nuk arriti ta gjejë golin, ndërsa Drita mbrojti me vendosmëri avantazhin dhe mori tri pikët.
Spektakli më i madh i mbrëmjes erdhi nga tribuna. “Ballistët” dhe “Intelektualët” krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e kthyer ndeshjen në një festë të vërtetë, pikërisht në prag të 28 Nëntorit.
Kuqezinjtë tashmë kthehen fokusin te ndeshja e radhës në kampionat dhe garat evropiane, me synimin për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.
DRITA – SHKËNDIJA 1:0 (1:0)
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë
Gjyqtar: Mikkel Redder (Danimarkë)
Golashënues: Manaj 20’ (Drita)
DRITA: Maloku, Krasniqi, Sheji, Broja (c) (Soumahoro 46’ (Mustafa 80’)), Ajzeraj, Limaj, Manaj (Krasniqi 60’), Dabiqaj, Bejtullai, Ovouka, Pëllumbi.
Trajner: Zekirija Ramadani
SHKËNDIJA: Gajé, Trumçi, Fetai, Cake (c), Webster, Alhassan (Zejnullai 57’), R. Ramadani (Qaka 81’), Tamba (Ademi 81’), Krasniqi (Ibraimi 57’), Latifi, Spahiu (F. Ramdani 86’).
Trajner: Jeton Beqiri
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Rabotniçki
Tetovë | 1 dhjetor 2025 | 13:00

