FC AEK Larnaca – FC Shkëndija 1:0

Conference League
FC AEK Larnaca
  • Angielski 83'
1:0
December 18, 2025, AEK ArenaFull Time
FC Shkëndija
December 18, 2025, AEK ArenaFull Time

Pavarësisht humbjes minimale në Larnakë,  kualifikohemi në play-off të UEFA Conference League, duke shënuar një arritje historike në debutimin në fazën kryesore të një kompeticioni evropian.

  • Shkëndija shkruan faqen më të re në historinë evropiane 
  • Kuqezinjtë kualifikohen në play-off të UEFA Conference League 
  • Humbja 1:0 nga AEK Larnaca nuk dhemb, pasi ndalemi në vendin e 22-të 
  • Me 7 pikë shkaku i gol diferencën lëmë pas ekipe si Zrinjski, Sigma Olomouc, Universitatea Craiova dhe Lincoln
  • Ndeshja në Qipro ishte e balansuar, por nga minuta e 53 mbetëm pa Latifin që doli me të kuq
  • Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 83-të me autor Angielski 
  • Shorti i 16 janarit vendos nëse rival i ardhshëm do të jetë Lech Poznan ose Samsunspor

KF Shkëndija ka shkruar histori duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League, në debutimin e saj në fazën kryesore të një kompeticioni evropian. Pavarësisht humbjes minimale 1:0 ndaj AEK Larnaca në Qipro, rezultatet e tjera të xhiros së fundit ishin në favor të skuadrës sonë, e cila e mbylli fazën në vendin e 22-të në tabelë.

Shkëndija zhvilloi një pjesë të parë të mirë në “AEK Arena”, ku në fundin e saj AEK-ut iu anulua një gol pas ndërhyrjes së VAR-it. Momentet e vështira për kuqezinjtë nisën në minutën e 53-të, kur Latifi u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Me një lojtar më pak, rezistenca e Shkëndijës u thye në minutën e 83-të, kur Angielski realizoi golin e vetëm të ndeshjes për vendasit. Megjithatë, kjo humbje nuk ndikoi në objektivin madhor, pasi Shkëndija siguroi kualifikimin falë golaverazhit më të mirë.

Skudra kuqezi e përfundoi fazën me dy fitore, një barazim dhe tre humbje, me golaverazh 4:5, duke lënë pas skuadra si Zrinjski, Sigma Olomouc, Universitatea Craiova dhe Lincoln, që kishin të njëjtin numër pikësh.

Një kapitull i ri dhe historik për Shkëndijën në arenën evropiane.

AEK LARNACA – SHKËNDIJA 1:0 (0:0)

Stadiumi “AEK Arena” në Larnaka

Gjyqtar: Manfredas Lukjançukas (Lituani) 

Golashënues: Angielski 83’ (AEK Larnaca) 

Karton i kuq: Latifi 53’ (Shkëndija)

AEK LARNACA: Alomeroviç, Ledes, Ivanoviç, Rubio (Saborit 90’+2), Bajiç (Angielski 68’), Garcia (c) (Cabrera 68’), Miliçeviç, Miramon, Godswil, Roberge, Naoum (Gonzalez 81’).

Trajner: Imanol Idiakez 

SHKËNDIJA: Gajé, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Qaka (Alhassan 59’), Zejnullai (Murati 90’+6), R. Ramadani, Ibraimi (c) (Tamba 59’), Latifi, Spahiu (Mazari 71’).

Trajner: Jeton Beqiri

Share
go top