FC Jeni Maale – FC Shkëndija 0:5

Macedonian Cup
FC Jeni Maalo
0:5
September 18, 2024, ManastirFull Time
FC Shkëndija
  • Latifi 18'
  • Krstevski 28'
  • Kocev 38'
  • Bamba 44'
  • Shefiti 85'
September 18, 2024, ManastirFull Time

𝐑𝐀𝐏𝐎𝐑𝐓𝐈 | Jeni Maale – Shkëndija 0:5

Kuqezinjtë kualifikohen në 1/8 e finales së Kupës, pasi pa ndonjë vështirësi kaluam skuadrën modeste të Jeni Maales nga Manastiri.

JENI MAALE – SHKËNDIJA 0:5 (0:4)

Stadiumi “Petar Milloshevski” në Manastir

Golashënues: Latifi 15’, Kërstevski 28’, Kocev 38’, Bamba 44’ dhe Shefiti 85’ (Shkëndija)
Arbitër: Zdravko Kosovski (Shtip)

JENI MAALE: Dimovski, Trajkov, Naumovski, Piskaçev (c), Dumevski, Mustafai (Simiq 46’), H. Ristevski (Vangelov 46’), Zlatevski (Vasilevski 78’), Stojçevski (Lozanovski 46’), Kërstevski, Mitrevski (P. Ristevski 46’).
Trajner: Tode Blazhevski

SHKËNDIJA: Ramani, Huseini, F. Ramadani (c) (Shefiti 46’), Bamba (Islami 75’), Kërstevski (Isa 46’), Kocev, Meliqi, Jakupi, Qaka (Halimi 46’), Nuhija, Latifi (Ziberi 75’).

Trajner: Jeton Beqiri

Shkëndija kualifikohet pa problem në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, pasi me lehtësi fitoi 5:0 ekipin modest Jeni Maale nga Manastiri. Përballë një rivali që luan në kategorinë më inferiore të futbollit vendor, trajneri Beqiri doli me formacion të kombinuar, duke lënë në Tetovë komplet 11-shen që nisi ndeshjen e të dielës me Shkupin (zhvilluan seancë stërvitore në Tetovë).

Jeni Maale që kishte shpallur duelin me ne si ndeshjen më të rëndësishme në historinë e tyre në terren ishte rival jo i denjë dhe pavarësisht faktit se ndeshja kishte karakter zyrtar, lojtarët kuqezi luanin me “marsh” të ulët duke kursyer veten dhe vendasit. Latifi (15’) dhe Kërstevski (28’) shënuan për 2:0, derisa në minutën e 38-të Stefan Kocev shfrytëzon daljen e portierit vendas dhe nga gjysmëpjesa jonë dërgon topin në rrjetë për 3:0. Rezultatin e pjesës së parë 4:0 e vendosi sulmuesi Bamba me një goditje fluturimthi një minutë para pauzës. 

Pjesa e dytë solli ritëm më të ulët, shans për lojë morën pesë lojtarë nga ekipi i juniorëve (Halimi, Isa dhe Shefiti hynë në minutën e 46-të, Islami e Ziberi në të 75-ën, derisa 90-të minuta luajti Huseini), derisa goli i vetëm erdhi pesë minuta para fundit kur goditja e devijuar e Muhamed Shefitit përfundoi në rrjetë për rezultat final 5:0. 

Ndeshja e radhës

Të dielën në duelin e xhiros së 6-të në LPFMV luajmë si vendas përballë Voska Sport nga Ohri. 

Shkëndija-Voska Sport 22.09.2024

Share
go top