Macedonian First League
FC Gostivar
FC Shkëndija
September 25, 2024, ShkupFull Time
FC Gostivar- Aydoğan 22'
- Simonovski 47'
- Baldé 90+1'
3:1
September 25, 2024, ShkupFull Time
September 25, 2024, ShkupFull Time
FC Shkëndija- Ibraimi 86'
September 25, 2024, ShkupFull TimeDitë e pafat për kuqezinjtë që humbën shumë mundësi shënimi, tre herë goditëm kornizën e portës, derisa kundërshtari mori fitoren me gabimet tona.
GOSTIVARI – SHKËNDIJA 3:1 (1:0)
Stadiumi ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari të Shkupit
Golashënues: Oguzhan 22’, Simonovski 47’ dhe Aldair pen. 90’+1 (Gostivari), ndërsa Ibraimi 88’ (Shkëndija)
Arbitër: Jovan Kaçevski (Strugë)
Arbitër: Jovan Kaçevski (Strugë)
Karton i kuq: Mashike 90’+5 (Gostivari)
GOSTIVARI: Ersu, Zuka, Oguzhan (Çeshmexhiev 90’+2), Hamziq, Murati, Simonovski (Mashike 64’),
Mbende, Diatta (Ajdini 64’), Potuk (Ivanovski 81’), Husmani (Trajçevski 46’), Aldair.
Trajner: Muarem Muarem
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Adili, Cake (F. Ramadani 63’), Merxhani, R. Ramadani, Alhassan (Qaka 63’), Ahmedi (Bamba 76’), Ademi (Latifi 81’), Krstevski (Shala 46’), Ibraimi (c).
Trajner: Jeton Beqiri
Shkëndija del e mundur nga xhiroja e 7-të, pasi sot në Maxhari të Shkupit humbëm 3:1 nga Gostivari. Ndeshja ishte e pafat për kuqezinjtë që humbën shumë raste goli, në tre situata korniza e portës shpëtonte vendasit, disa herë portieri Ersu u shfaq me super intervenime, ndërsa dy nga tre golat e vendasve erdhën pas gabimeve të portierit tonë Amzai.
Ndeshjen e nisëm me formacionin e njejtë që të dielën mundi 5:1 Voskën, derisa minutat e para folën për vendasit që kishin iniciativë të lehtë në terren, ndërsa kansojen e parë e sollën në minutën e 14-të kur e djathta e Husmanit shkoi mbi traverzë. Në momentet kur po merrnim kontrollin e lojës, ndëshkohemi nga një gabim i Amzait që pason për kundërshtarin dhe Oguzhan nuk fal dhuratën duke realizuar për 1:0 (22’). Pak më vonë Amzai u nxor për gabimin kur me super intervenim shpëtoi një situatë tejet të rrezikshme, ashtu si në minutën e 41-të kur kontrollon tentimin e Aldairit. Pranë barazimit shkuam në minutën e 43-të kur e djathta e fortë e Kërstevskit ndalet në shtyllë, kurse në minutat shtesë të pjesës së parë Ibraimi godet saktë me kokë pas harkimit të Ademit, mirëpo me super pritje Ersu na mohon barazimin.
Shala zuri vendin e Kërstevskit në start të pjesës së dytë, mirëpo do të goditeshim shpejt sërish pas një pakujdesie të Amzait, që nuk pastron topin si duhet, derisa Simonovski me kokë pa problem çon shifrat në 2:0 (47’). Tani para vetes kishim malore për tu ngjitur por përfundimisht fati ishte kundër nesh në vazhdim kur patëm vërtet shumë mundësi shënimi. Ibraimi nuk arrin të gjejë kuadratin pas asistit të Ademit, Shala nuk shfrytëzoi asistin e Trumçit, ndërsa goditja e Cakes u devijua në këndore. Ndërkohë Amzai kishte një intervenim të sigurtë pas tentimit të Potukut, para se Valon Ahmedi të ketë super mundësi para portës vendase, mirëpo nga një situatë tejet e favorshme i papenguar nga askush godet jashta portës. Portieri Ersu grushtoi tentimin e Ademit, kurse asisti i Bambës nxjer para portës Ibraimin goditja e të cilit bllokohet në këndore. Në minutën e 83-të vendasit shpëtojnë mrekullisht kur fillimisht goditja e Ibraimit ndalet në traversë, kurse në vazhim super goditje lanson Qaka, por me fluturim bravuroz shpëton portën Ersu. Më vonë një harkim i Merxhanit mori kahje të çuditshme dhe befasoi portierin vendas, mirëpo korniza e portës shpëtoi Gostivarin, derisa në vazhdim Besart Ibraimi (88’) arrin të shënojë për 2:1. Këtu u ngjallën shanset tona për të shmangur të paktën disfatën dhe 7-të minutat kohë shtesë u dukën të mjaftueshme për të sulmuar, mirëpo sërish ndëshkohemi nga pasiguria kur arbitri Kaçevski jep penalti të dyshimtë për vendasit pas një dueli të portierit Amzai me Ivanovskin e Gostivarit. Aldair ishte i saktë nga pika e bardhë, duke fiksuar rezultatin final 3:1.
Ndeshja e radhës
Të dielën në program janë ndeshjet e xhiros së 8-të në LPFMV dhe kuqezinjtë do të luajnë në Tetovë me Vardarin e Shkupit.
Shkëndija-Vardari 29.09.2024

