RAPORTI | FC Shkupi – FC Shkëndija 1:1

Macedonian First League
FC Shkupi
  • Kanda 45'
1:1
September 15, 2024, ShkupFull Time
FC Shkëndija
  • Cake 61'
September 15, 2024, ShkupFull Time
Një super gol i Cakes na jep barazim në transfertën me Shkupin, në një ndeshje ku në fund shkuam pranë fitores kur e djathta e F. Ramadanit u ndal në shtyllë. Vendasit avansuan të parët me golin e japonezit, Kanda. 
SHKUPI – SHKËNDIJA 1:1 (1:0)
Stadiumi në Çair të Shkupit
Golashënues: Kanda 45’ (Shkupi), ndërsa Cake 60’ (Shkëndija)
Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
SHKUPI: Iljazi (c), Gueje, Ibishi (Edmundson 75’), Ramani (Lazarov 57’), Kadriu (Bllazevski 69’), Ajetoviq, Tamba, Diene, Pinter, Kanda (Imeri 75’), Avornuo.  
Trajner: Matija Mirkov
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Adili, Cake, Merxhani (Kocev 46’), R. Ramadani, Alhassan (Jakupi 90’+2), Ahmedi (F. Ramadani 68’), Ademi (Latifi 80’), Shala (Kërstevski 68’), Ibraimi (c).
Trajner: Jeton Beqiri
Derbi i xhiros së 5-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës është mbyllur me barazim 1:1. Dominimi në terren në pjesën e parë nuk dha rezultat, derisa vendasit u kanosën në tre raste, për të marrë epërsinë pak para pushimit me japonezin, Kanda. Përgjigjemi me super golin e Cakes pas një ore lojë, derisa F. Ramadani kishte shansin të na sillte tre pikët, kur goditja e tij u ndal në shtyllë.  
Kuqezinjtë ishin ekipi që kërkoi të vendos autoritet që në fillim, mirëpo mundësinë e parë e kishin vendasit në minutën e 10-të kur portieri Amzai intervenon sigurtë, duke shpëtuar portën. Në anën tjetër kërcënon Trumçi, mirëpo e djathta e tij nuk ishte precize. Amzai kishte një tjetër intervenim të sigurtë në minutën e 38-të kur neutralizon me këmbë tentimin e senegalezit, Tamba, mirëpo nuk mundi të bëjë asgjë më tepër në çastet e fundit të pjesës së parë kur u treguam të ngathët në mbrojtje, derisa Kanda me goditje precize sjell epërsi për Shkupin.
Pjesën e dytë e nisëm me Kocevin që zuri vendin e Merxhanit (bashkë me katër lojtarë tjerë u ankuan në virozë para ndeshjes), mirëpo vendasit provuan të ushtrojnë presion duke kërkuar golin e dytë. Arritëm të mbrohemi me sukses para se të jepnim përgjigje në anën tjetër. Harkimi nga këndi i Ibraimit gjen në shtyllë të dytë Caken, që godet fluturimthi dhe barazon shifrat në 1:1 me një realizim shumë të bukur. Në vazhdim dy skuadrat kishin mundësitë e tyre, Shkëndija për një nuansë ishte më aktive, portieri Amzai solli edhe një tjetër intervenim të sigurtë, derisa mundësia e ndeshjes ishte për Florent Ramadanin, pas depërtimit të Kërstevskit, mirëpo topi u ndal në shtyllë, derisa në vazhdim Latifi u zu i befasuar dhe nuk arriti të drejtonte sferën në rrjetën e zbrazët të vendasve. Në fund barazimi mbase ishte rezultati më real i derbit të luftuar në një terren tepër të vështirë për lojë.
Ndeshja e radhës
Në mesjavë starton edicioni i ri i Kupës së vendit dhe kuqezinjtë nisin si mysafir me ekipin e Jeni Maale nga Manastiri.
Jeni Maale-Shkëndija 18.09.2024
Share
go top