
Marrëveshja e mbrojtësit skadoi me fundin e sezonit, ndërsa u vendos mos të ketë rinovim. Nga KF Shkëndija shprehim mirënjohje për kontributin dhe profesionalizmin në fanellën kuqezi.
KF Shkëndija dhe mbrojtësi Mevlan Adili ndajnë rrugët, duke mbyllur një kapitull me respekt të ndërsjellë dhe vlerësim për gjithçka është arritur së bashku.
Adili, 31-vjeçar, ishte pjesë e Shkëndijës në tri periudha të ndryshme, duke lënë gjurmë në historinë e klubit me profesionalizëm, përkushtim dhe karakter të fortë. Me fanellën kuqezi, ai fitoi 3 tituj kampion, duke kontribuar në suksese të rëndësishme që do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës kolektive të klubit dhe tifozëve.
Çdo rrugëtim ka fillimin dhe mbarimin e vet, dhe edhe pse ndahen rrugët, mbetet mirënjohja për çdo moment të përbashkët në fushë dhe jashtë saj.
KF Shkëndija i uron Mevlan Adilit suksese të shumta në vazhdim të karrierës dhe mbarësi në çdo hap të jetës!

