Faleminderit, Egzon Belica!

Mbrojtësi strugan Egzon Belica nuk do të jetë pjesë e kuqezinjëve në vazhdim të sezonit. Shkëndija falënderon lojtarin për kontributin dhe profesionalizmin e treguar në fanellën kuqezi.

KF Shkëndija dhe mbrojtësi Egzon Belica ndajnë rrugët. Lojtari dhe kryesia në diskutim të përbashkët vlerësuan se në këtë moment interes i dy palëve është që futbollisti të kërkojë mjedis ku do të ketë më shumë hapsira për të luajtur. 

Belica erdhi në Shkëndijë në merkaton e verës së shkuar (2025) për të shtuar konkurencën në situatë kur klubi garonte në tre fronte, kampionatin vendor, Kupën e vendit dhe UEFA Conference League. 

KF Shkëndija i uron Egzon Belicës suksese të shumta në vazhdim të karrierës dhe mbarësi në çdo hap të jetës!

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top