Faleminderit, Atdhe Mazari!

KF Shkëndija e falënderon Atdhe Mazarin për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë.

Huazimi njëvjeçar i futbollistit strugan nga NK Varaždin i Kroacisë ka përfunduar, duke mbyllur kështu edhe qëndrimin e tij te Shkëndija.

Mazari iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit të kaluar dhe ishte pjesë e jona gjatë gjithë sezonit garues 2025/2026. 

Me këtë rast, KF Shkëndija i shpreh mirënjohje ndaj Atdhe Mazarit për angazhimin, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top